Selimi e zbulon çka i tha Enver Hoxhaj për peticionin e qytetarëve: Çka janë këto kuti të picave!

  • 20 March 2018 - 19:47
Selimi e zbulon çka i tha Enver Hoxhaj për peticionin e qytetarëve: Çka janë këto kuti të picave!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka folur për atë se çka i tha Enver Hoxhaj për 205 mijë nënshkrimet e qytetarëve të Kosovës kundër demarkacionit.

“Një gazetar më pyeti se çka më tha zëvendëskryeministri Hoxhaj kur i dorëzuam nënshkrimet e qytetarëve. Tash po ju tregoj. Ai më tha se a janë kuti të picave”, tha ai.

E ka quajtur të turpshëm atë që i ka thënë Hoxhaj.

Selimi ka thënë se nuk u befasua me PDK-në e LDK-në që po e mbrojnë demarkacionin, derisa po befasohet me AAK-në e Nismën, që siç tha ai me të cilët protestuan deri dje.

Ai ka thënë se VV është për mbrojtje të territorit, derisa qeveria për mbrojtje të pushtetit.

“Ne duhet ta japim njërën e ta ruajmë tjetrën. Në këtë rast, e japim qeverinë dhe e mbrojmë territorin”, tha ai.

(Kosova Sot)