Limaj fton deputetët që “ta nxjerrin Kosovën nga ngërçi”

  • 20 March 2018 - 19:54
Limaj fton deputetët që “ta nxjerrin Kosovën nga ngërçi”

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se marrëveshja me Malin e Zi është më e mirë se arbitrazhi, sepse sipas tij, mundësohet që edhe një herë të ulen palët në tavolin për t’i korrigjuar gabimet.

Ai ka thënë se Kosova duhet të dal nga ky ngërç, duke i lutur deputetët që ta votojnë dhe ta monitorojnë tërë procesin që sipas tij, duhet të jetë transparent.

“Besoj se sot duhet ta diskutojmë mundësin që si mundësi me këtë projektligj ta përmbyllim këtë temë duke mos pasur dilema rreth votës tonë për të ecur përpara. Marrëveshje që është propozuar nga qeveria duhet ta shohim si mundësi për të biseduar me Malin e Zi. Kur po flasim për korrektim, po flasim për të gjithë vijën kufitare që mund të korrektohet. Është e vërtet e kemi një raport të ekspertëve që kanë qenë kundër versionit të kaluar, por jemi edhe një pjesë që kemi mbajt edhe qëndrimin tonë hezitues dhe kundërshtues”, tha ai

Sipas tij, asnjëherë deri më tani nuk është testuar prova që kemi karshi vijës kufitare me Malin e Zi. Nuk mjafton që ne të nxjerrim konkluzione të them kështu dhe nuk bën ndryshe. Unë besoj se kjo marrëveshje këtu që ka ardhur i jep mundësi më mirë se arbitrazhi sepse jep edhe një mundësi që të ulemi në tavolinë dhe t’i negociojmë lëshimet eventuale.

“Duhet ta nxjerrim nga ky ngërç vendin dhe kjo bëhet duke ua dhënë një mundësi dhe mbështetje organeve kompetente, që të shikohet çka ka ndodhur me vijën kufitare. Ju kisha lutur dhe iu kisha ftuar që sot të japim me votë mundësi për këtë vend. Do të doja që Kuvendi i Kosovës të involvohet në këtë proces e jo vetëm qeveria, e kjo mund të bëhet nga komisionet parlamentare”, ka thënë Limaj.

(Kosova Sot)