Haradinaj apel deputetëve:Votojeni demarkacionin, e kemi kusht për liberalizimin e vizave

  • 20 March 2018 - 20:09
Haradinaj apel deputetëve:Votojeni demarkacionin, e kemi  kusht për liberalizimin e vizave

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar se është BE ajo që po kërkon ratifikimin e demarkacionit si kusht për liberalizim i vizave. U ka kërkuar deputetëve që të mos arsyetojnë votën kundër me arsyetimin e mos luftimit të korrupsionit, pasi sipas tij kjo është një gjë e cila veçse ka nisur.

“Tema e rendit dhe ligjit dhe luftës kundër korrupsionit nuk është një akt ose vendim i menjëhershëm”, tha Haradinaj.

“Kosova nuk është edhe pa rezultate në luftimin e korrupsionit', theksoi ai.

“Nuk ka zyrtar të BE’së që ka vizituar Kosovën që nuk ka thënë kryne këtë temë dhe çlironi njerëzit e juaj’, theksoi ai.

Duke mos votuar demarkacionin sipas Haradinajt ‘nuk po ndëshkohet politika, por qytetari i zakonshëm” i Kosovës.

Ai edhe një herë ka siguruar se me kalimin e demarkacionit nuk do të humbet territor i Kosovës.

(Kosova Sot)