Kelmendi:Me një ligj VETTING kurrë nuk do të mund të kemi shtet të mirëfilltë

  • 20 March 2018 - 20:15
Kelmendi:Me një ligj VETTING kurrë nuk do të mund të kemi shtet të mirëfilltë

Prof. Muhamet Kelmendi thotë se është tepër i bindur që pa pastrimin e skenës politike me një ligj VETTING kurrë nuk do të mund të kemi shtet të mirëfilltë, qeverisje me duar të pastra dhe perspektivë reale evropiane."Pushteti shtetëror kurrë dhe në asnjë vend nuk ka mundësi të ndërtohet pa pastërtinë e politikës. Bazë e ndërtimit të një shteti demokratik është pushteti, subjektet që garojnë për pushtet dhe vetë organet që dalin në zgjedhjet e lira, sikundër është Presidenti, Kuvendi dhe Qeveria duhet të ndërtohen me njerëz të pastër. Shtetit demokratik i duhen subjektet politike demokratike, të mbështetura në një demokraci të brendshme, kuptohet me një hierarki dhe mundësi të diskutimit, respektivisht të shprehjes së mendimit të lirë dhe të diskutimit, në mënyrë që organet vendimmarrëse të kenë bazë për të vendosur", u shpreh ai."Mungesa e demokracisë së brendshme, sikundër është rasti me Kosovën, i subjekteve politike, krijon grupe të rrezikshme dhe të cilat nuk lejojnë diskutimet dhe që vendimet në subjekte të merren lirshëm. Ky fakt doli dhe u pa qartë edhe në zgjedhjet e fundit në Kosovë. Subjektet politike, të mbështetura në qëllimet e përfitimeve të veta, jashtë interesave të popullit, krijuan koalicione që askush nuk ka menduar se mund të bashkohen dhe të lënë tërë- sisht çështjen anash, në drejtim të kapjes së pushtetit me zgjedhje që u zhvilluan. Kështu u krijua PAN, koalicioni LDK, AKR dhe Alternativa, të cilat jo vetëm që kishin konflikte personale, por ishin edhe politikisht larg njëra-tjetrës. E tërë kjo u bë për pushtet. Tash po shihet se ku kemi shkuar", vijoi më tej Kelmendi. "Pushteti i ndërtuar në Kosovë, si në koalicionin PDK-LDK, edhe tash në koalicionin PDK- AAK-NISMA dhe AKR, ka për qëllim një fushë tjetër të ndërtimit të pushtetit. Nuk them se të gjithë e kanë këtë, sepse ka forca që e duan dhe angazhohen për pushtet juridik, por shumica janë të tilla. Këtë e tregon numri i ministrive, i zëvendësministrave, i këshilltarëve etj. Po këndej flasin edhe vendimet, sikundër gjendja në arsim, në shëndetësi, në prokurori dhe nëpër gjykata", potencoi ai për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)