Labinot Tahiri në dilemë:Ta votoj apo jo demarkacionin?

  • 20 March 2018 - 22:55
Labinot Tahiri në dilemë:Ta votoj apo jo demarkacionin?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri u ka bërë thirrje deputetëve të Vetëvendosjes që të votojnë demarkacionin me Malin e Zi. Në këtë mënyrë sipas deputetit të AKR’së do t’i ikej kushtëzimit nga Lista Serbe.

“Mendoj se duhet të reflektojë Vetëvendosja dhe ky grupi tjetër që të mos varemi nga Lista Serbe”, tha Tahiri në seancën e Kuvendit.

Tha se vota e tij është pro demarkacionit vetëm nëse nuk ka kushtëzime nga Lista Serbe.

“Po i them kryeministrit nëse rastësisht varemi prej Listës Serbe unë nuk e votoj demarkacionin”, tha ai.

(Kosova Sot)