Konjufca, Memli Krasniqit: I ke dy ditë shkollë

  • 20 March 2018 - 23:40
Konjufca, Memli Krasniqit: I ke dy ditë shkollë

Seanca për ratifikimin e demarkacionit, e cila është duke vazhduar edhe në këto momente, ka 'deskaluar', me akuza dhe fyrje në mes të deputetëve, shkruan "Kosova Sot Online".
Pasi deputeti Memli Krasniqi, deklaroi se për shkak të Vetëvendosjes dhe Listës Serbe, nuk po arrijnë t'i sigurojnë votat për demarkacionin, i është kundërpërgjigjur numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca duke e quajtur Memlin me "dy ditë shkollë".

‘Ti Memli Krasniqi i ki dy ditë shkollë sa me kuptu për çka s’pe voton Vetëvendosja demarkacionin dhe Lista serbe demarkacionin por po i përzien me qëllim. Ishalla i ki dy ditë shkollë me e kuptu këtë farë dallimi”, theksoi Konjufca.

“Është në nivel të analfabetizmit për besë dhe ta fyen inteligjencën kjo”, tha Konjufca.

Krasniqi i tha Konjufcës se ai nuk i ka veç ‘dy ditë shkollë’ para se të ndërpritej replika nga kryesuesi i seancës Xhavit Haliti.

 

(Kosova Sot)