Vjen edhe dorëheqja e dytë për shkak të demarkacionit

  • 21 March 2018 - 00:01
Vjen edhe dorëheqja e dytë për shkak të demarkacionit

Avni Ajeti ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ajeti që është asamblist në Kuvendin Komunal të Podujevës nga radhët e AAK-së nëpërmjet rrjetit social Facebook ka njoftuar se pas dorëheqjes së kryetarit të degës Fatmir Humolli edhe ai nuk është më pjesë e AAK-së.

“Pas dorëheqjes të kryetarit të AAK-së dega në Podujevë z.Fatmir Humolli dhe zhvillimet politike në dëm të Kosovës edhe unë Avni Ajeti nuk jam më pjesë e AAK-së”, ka shkruar Ajeti në Facebook.

Pak më herët Fatmir Humolli ka njoftuar se jep dorëheqje nga AAK pasi që është ndier i tradhtuar nga lideri i tij Ramush Haradinaj pasi që i njëjti po e përkrah demarkacionin me Malin e Zi.

(Kosova Sot)