Donika Gërvalla - Ramushit: Pis bre

  • 22 March 2018 - 09:21
Donika Gërvalla - Ramushit: Pis bre

Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit dje në Kuvend, nuk kanë reshtur kritikat ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj. Madje atë e kanë quajtur edhe kriminel ordiner.

Donika Gërvalla, vajza e Jusuf Gërvallës, ka shprehur mospajtimin e saj ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili e mundësoi kalimin e kësaj marrëveshjeje.

“Ramush Haradinaj, Zoti t’marroftë e të zëntë gjaku i të gjithë atyre që luftuan për ato toka, me të cilat bëni pazare si t’jau ketë falë baba”, ka shkruar Gërvalla.

“Votën time s’e ke marrë kurrë dhe s’e merr sa t’jetë jeta, por ata që ta kanë dhënë, sot e panë se çka i ndodh një vendi e një shoqërie, kur në krye të qeverisë e ka një kriminel ordiner si ti. Pis bre!”, ka shkruar tutje ajo.

(Kosova Sot)