68 vjeçarja shtypi gazin në vend të frenave, vrau një person dhe dënohet me burg

  • 22 March 2018 - 09:22
68 vjeçarja shtypi gazin në vend të frenave, vrau një person dhe dënohet me burg

Një video e publikuar nga mediumet ndërkombëtare tregon momentin e rëndë kur një e moshuar në Britaninë e Madhe humb kontrollin e veturës dhe futet në trotuar duke vrarë një person

Ngjarja ka ndodhur këtë javë në Reading, pasi 68 vjeçarja kishte shkelur levën e gazit në vend të frenit në makinën e saj Ford Focus, duke dalë në anën tjetër të rrugës dhe duke u futur në trotuar.

Vetura goditi një grua 44 vjeçe, e cila kishte ardhur nga Lituania për ta vizituar një të afërm të saj në Britani. Edhe persona të tjerë kishin pësuar lëndime, ndërsa e moshuara doli nga makina dhe tha që nuk kishte frena.

Gjykata vendosi që ta dënojë me 28 muaj burg të moshuarën, e cila e pranoi fajin për tragjedinë që shkaktoi.

(Kosova Sot)