Haradinaj: Qeveria ka porositur pajisje milionëshe për Ushtri

  • 23 March 2018 - 23:41
Haradinaj: Qeveria ka porositur pajisje milionëshe për Ushtri

"Kosova e ka ushtrinë e saj, por vetëm është duke e bërë gati mandatin e saj", ka thënë Haradinaj.

Në mbledhjen e Qeverisë sot është nënshkruar një vendim për të blerë pajisje disa milionëshe për Ushtrinë e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj nuk pranoi të tregoj se çfarë pajisje ushtarake do të blihen me këto miliona euro.

“ Nuk i di detajet. Është një praktikë që nuk e komunikojmë për publik, pra hynë në qatë kategori. Por sot kemi nënshkruar me pagua një kohë të caktuar në avans për qeto pajisje se janë porositur me u bë, është fabrika, deri sa të vijnë”, tha ai

. Kryeministri deklaroi se Kosova e ka ushtrinë e saj, por vetëm është duke e bërë gati mandatin e saj. “Nuk do të presim pakufi. Një ditë do të vendosim edhe me ligj, pra duhet ta dakordojmë edhe me NATO-n se kur është momenti që të veprojmë. Edhe ajo ka me ardh”, tha Haradinaj.

(Kosova Sot)