Sqarimi i pronarit të ‘Euro Idës’ për mishin e pulës me afat të skaduar

  • 24 March 2018 - 10:45
Sqarimi i pronarit të ‘Euro Idës’ për mishin e pulës me afat të skaduar

Në një aksion të Prokurorisë Themelore të Prizrenit të cilin e udhëheq kryeprokurori i saj Admir Shala, hetuesit e Policisë dhe Inspektorët e AVUK-ut kanë bastisur dy lokacione të dyshuara që lidhen me skandalin e mishit 12 vjeçar nga Belgjika.

Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, në dy lokacionet e dyshuara janë vërejtur parregullsi serioze duke u nisur nga minjtë e ngordhur në depot ku ruhet mishi dhe materialet tjera që përdoren për përpunimin e tij.

Njëri nga pronarët ku policia kreu bastisje, Anton Jupa e ka pranuar se në depot e kompanisë së tij policia dhe Inspektorët e AVUK-ut  kanë gjetur dy paleta mish të pulës me afat të skaduar.

Sipas tij, ai mish ka qenë  destinuar për përpunimin dhe prodhimin e sallamit. Ai e bën fajtore Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës për skadimin e afatit të këtij mishi.
 

“Afati i ka skaduar në frigon tonë, sepse malli ka qenë i bllokuar për shkak të analizave. Analizat nuk kanë ardhë në kohë dhe ato zakonisht vonohen një javë, deri në një muaj, por kësaj radhe janë vonuar më shumë. I kam thirrur inspektorët dy apo tre herë dhe nuk kanë ardhur. Dhe nuk e kam paramenduar që u kanë me afat të shkurtër. E dimë që ka tre muaj, mirëpo nuk e kemi ditur që afati i ka skaduar”, ka treguar Anton Jupa.
Ai tregoi edhe pse do të përdorej mishi i pulës.

“Ai produkt përdoret për virshlle të pulës, për parëze të pulës. Dhe e përdorim edhe për suxhuk në masën 30 për qind në suxhuk industrial, jo në atë shtëpiak”, ka rrëfyer Jupa.
Deklaratën e Jupës për mishin e pulës që i kaloi afati mund ta ndiqni në vijim.