Rrëfimi i Bullatoviqit për bombardimet e NATO-s: Amerika s'ka dashur të na bombardojë, unë dhe gjenerali Pavkoviq qanim

  • 24 March 2018 - 10:50
Rrëfimi i Bullatoviqit për bombardimet e NATO-s: Amerika s'ka dashur të na bombardojë, unë dhe gjenerali Pavkoviq qanim

Në 19-vjetorin e sulmeve ajrore të Aleancës Veriatlantike mbi caqet serbe, kryetari i atherëshëm i Qeverisë Federale të Jugosllavisë dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sllobodan Millosheviqit, malazezi Momir Bulatoviq thotë se “Amerika nuk ka dashur të na bombardojnë në vitin 1999, por kërkoi dikush tjetër … Por, pasi që Evropa nuk mundi të përgatis trupat për një ndërhyrje tokësore, atëherë ata [amerikanët] thanë: ‘Mirë, ne do të intervenojmë, por me këto kushte’”.

Siç njofton Tanjugu, Bullatoviq për televizonin serb “Happy” zbuloi në detaje se si dukeshin ditët dhe çastet e fundit para fillimit të bombardimeve, në buzëmbrëmjen e  24 marsit të vitit 1999.

Ish lideri malazez zbuloi se si “Evropa në vitin 1999 kishte dashur të ndërhyjë me forca tokësore në Jugosllavi dhe kishte filluar të grumbullojë ushtrinë, por kishte dështuar, sepse askush nuk donte t’i përgjigjej dhe pastaj kërkuan ndihmën amerikanëve, të cilët kanë thënë hapur se do të intervenojnë, por vetëm sipas kushteve të tyre: ata vetëm do të bombardojnë nga ajri dhe në asnjë mënyrë nuk do të dërgojnë trupa për ndërhyrje tokësore dhe në rast të zhvillimeve të tilla evropianët do të marrin obligim për të vetëm dërguar njësitë e tyre për luftime të drejtpërdrejta në terren”, përcjell Telegrafi.

“Një ditë para fillimit të bombardimeve, më 23 mars, sipas Kushtetutës unë shpalla gjendjen e rrezikut të drejtpërdrejtë të luftës, kurse ditën tjetër gjendjen e luftës … Dhe si u ndjeva … Kjo ishte një zarf i thjeshtë e bardhë nga e cila kam lexuar atë çfarë ishte sipas kushtetutës … Edhe pse prisnim bombardime që nga tetori i vitit 1998 dhe gjithçka ishte e njohur … kjo përsëri ishte një tronditje! Bomba e parë ra në mbrëmje në orën 20:06 në Mal të Zi dhe pastaj unë, sipas kushtetutës shpalla gjendjen e luftës”, rrëfeu Bulatoviq zhvillimet e atëherëshme në kreun e shtetit.

“Në orën 20:06 ra bomba e parë dhe më pas është mbajtur mbledhja…  Ishte mbledhja e një vendi të vogël të tronditur, e cila nuk e dinte saktësisht se ku ranë granatat e para, përndryshe sulmi ishte i paligjshëm dhe për këtë ishin të vetëdijshëm amerikanët … Në një takim me të dërguarin Martti Ahtisaari, Ahtisaari i ka thënë Sllobodan Millosheviqit se Serbia do të shkatërrohet plotësisht, kurse Millosheviqi i ka thënë: Si do t’ia shpjegoni botës se të vrisni dy milionë njerëz në Beograd? Ahtisaari ia ktheu me pyetjen: nëse ai e di sesa njerëz vdiqën në Vietnam…?”, rrëfen Bullatoviq.

“Gjatë jemi mbajtur dhe mendonim se do t’ia dalim… Por, së fundmi amerikanët aktivizuan bombarduesin strategjik B-52 dhe më pas çdo gjë u bë kasaphane e vërtetë, viktimat ishin të shumta … Gjenerali Nebojsha Pavkovic dhe imë qanim derisa binin bombat… Ajo ishte një fuqi”, kujton Bullatoviq, prcjell Telegrafi.

Në pyetjen e dhe moderatorit se si ai kurrë nuk ishte në Hagë,  zbuloi diçka që opinioni deri tani nuk e kishte ditur.

“Millosheviqi vendosi që Nikolla (Shainoviqi) të shkojë në Hagë e jo unë dhe atëherë më tha: ‘Ti je i ri … Nuk do të shkosh ti, por Nikola … Dhe unë nuk je serb, por malazez. Për shkak të kësaj të gjithë do shkojmë në burg dhe kjo është e qartë për të gjithë, por lërë Nikollën le të shkojë ai… Pastaj Shainoviq ia kishte shpjeguar gruas së tij se pse ai duhet të shkojë në burg”, tha Bullatoviq dhe theksoi se “historinë çdo minutë duhet ta shihni me sy të hapur”.

Historia e letrës së bardhë në Dayton

Ai tregoi edhe një anekdotë nga bisedimet e paqes në Dayton, se si Millosheviqi derisa ishin ulur në një tryezë me ndërmjetësin amerikan Richard Holbrooke dhe sekretarin amerikan të Shtetit Ëarren Christopher..

“Qëndronin ulur pranë tavolinës Holbrooke dhe Warren Christopher, kurse unë dhe Millosheviqi, përballë tyre, atëherë Christopher u buzëqesh dhe na ktheu përsëri letrën e bardhë dhe na thotë:  ‘Ju nuk e kuptoni, nuk ka kurrfarë kushtesh, do ta bëni qatë që ju kërkojmë gjithmonë dhe vazhdimisht ”

Momir Bullatoviq ishte president i Malit të Zi nga viti 1990 deri në 1998 dhe kryetar i Qeverisë Federale të Jugosllavisë nga viti 1998 deri në viti  2000 dhe një nga pjesëmarrësit në negociatat e paqes në Dayton për të cilin qarkullojnë histori të ndryshme, si  ato të takimeve mesnate në pizhame dhe të tyre të hartave të Milosheviqit të vizatuara në faculeta …

(Kosova Sot)