Badallaj: "Të pafytyrët që janë në pushtet nuk kanë gajle që mashtrojnë, rrejnë popullin"

  • 24 March 2018 - 19:47
Badallaj:

Mashtrim të madh e vlerëson premtimin e politikës kosovare, për heqjen e shpejtë të vizave pas ratifikimit të demarkacionit, edhe analisti Reshat Badallaj. "Të pafytyrët që janë në pushtet nuk kanë gajle që mashtrojnë, rrejnë popullin. Më besoni se kur i kam parë në Kuvend vagabondët se si përqafoheshin ishin të padurueshëm dhe në stilin e banditëve, se si i shtrëngonin duart dhe me pas pa fije turpi uronin kinse qytetarët thuajse mori fund ky marifet. Kur jemi këtu, që tani njerëzit më të pafytyrë për mua personalisht janë: Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj", u shpreh ai. Sipas tij, kot e kanë këta "banditë", sepse njerëzit do të vetëdijesohen.

(Kosova Sot)