Kështu e falënderoi Qeveria e Kosovës NATO’n për bombardimet ndaj Serbisë

  • 24 March 2018 - 21:37
Kështu e falënderoi Qeveria e Kosovës NATO’n për bombardimet ndaj Serbisë

Qeveria e Kosovës, në shenjë falënderimi në 19 vjetorin e fillimit të bombardimeve kundër forcave ushtarake dhe policore serbe, në ndërtesën e saj ka vendosur një mbishkrim të madh ku është shkruar “Thank you NATO”.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Bombardimet e NATO’s kishin bërë që Serbia më në fund të kapitullojë dhe ta pranojë humbjen, duke bërë që Kosova të çlirohet e më vonë të fitojë edhe pavarësinë.

Image

 

(Kosova Sot)