Ndryshimi i orës: avantazhet dhe disavantazhet

  • 24 March 2018 - 22:38
Ndryshimi i orës: avantazhet dhe disavantazhet

Rikthimi i "orës zyrtare" do na heqë një orë gjumë, por do na "dhurojë" ditë më të gjata.

Nesër ora shkon 60 minuta para dhe kjo do të ndodhë ekzaktësisht në orën 3.00 të mëngjesit (ora 2.00 ) me të tanishmen. Ka disa disavantazhe ndryshimi i orës dhe sidomos për shëndetin tonë:

Flihet më pak dhe cilësia e gjumit nuk është aq e mirë sa në orën tjetër.

Shtohet stresi dhe kjo ndodh pikërisht për shkak të ndryshimit të orës.

Lodhje e përgjithshme që ndikon në kapacitetin tonë të përqendrimit dhe kjo është parë në shtimin e aksidenteve rrugore menjëherë të nesërmen pas ndryshimit të orës.

Si ta përballojmë?

Të flini një orë më parë se zakonisht derisa të rregullohet ora juaj biologjike. Mos harroni të bëni aktivitet fizik dhe të ushqeheni sa më shëndetshëm.

Ka edhe avantazhet e saj ndryshimi i orës: Kursimi i energjisë elektrike duke pasur më shumë ditë se natë. Edhe pse avantazhet janë në minorancë, për shumë familje kjo është ndihmë e madhe.

(Kosova Sot)