Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim për biznesmenin që importoi mishin belg

  • 24 March 2018 - 22:39
Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim për biznesmenin që importoi mishin belg

Gjykata në Prizren i ka caktuar masën e sigurisë biznesmenit Anton Jupa.

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar paraburgimin prej një muaji biznesmenit Anton Jupa.

Jupa, importuesi i mishit nga Belgjika, u arrestua dje, ndërsa kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala të njëjtën ditë e konfirmoi ndalimin policor prej 48 orësh ndaj Jupës.

Te kompania ‘Euro – Ida’ nga Rahoveci, inspektorët gjatë një aksioni, pas daljes së lajmeve për mishin belg, kishin gjetur një sasi të mishit të prishur, dhe kushte jo higjienike në vendin ku mbahej dhe përpunohej mishi.

Dukuria me mish të prishur, duket të ketë qenë e pranishme për kohë të gjatë në Kosovë, por vetëm pas presionit të mediave, autoritetet janë aktivizuar për të identifikuar rastet që shesin mish të skaduar dhe që nuk u përmbahen kushteve të nevojshme higjienike të ambienteve ku mbahet dhe përpunohet mishi.

Image

 

(Kosova Sot)