Guraziu: Qytetarët po largohen shkaku i mungesës së perspektives

  • 16 April 2018 - 15:55
Guraziu: Qytetarët po largohen shkaku i mungesës së perspektives
Analisti Ragip Guraziu për "Kosova Sot" theksoi se ku mbetën premtimet për rritje pagash për qytetarët në 1000 euro, ato për zhvillim ekonomik e sundim të ligjit. "Është pikërisht kjo gjendje e rëndë, e kriminalizuar dhe pa pikë perspektive, që po i shtyn qytetarët tanë që të gjejnë çdo mënyrë për të ikur sa më larg Kosovës dhe klasës politike tërësisht të inkriminuar", është shprehur ai. Sipas Guraziut, askush nuk jeton në një vend ku shkalla e papunësisë përherë vjen në rritje, sepse të dhënat të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se 17.6 për qind e kosovarëve jetojnë në varfëri, me nga 1.82 euro në ditë, ndërsa 5.2 për qind në varfëri ekstreme, me nga 1.30 euro në ditë."Kjo le të kuptojë se shkalla e papunësisë në Kosovë ka shënuar rritje. Derisa në vitin 2016 norma e papunësisë ishte 27.5 për qind, në vitin 2017 ishte 30.5 për qind. Kur krahasohet me vitin 2016, në vitin 2017 kemi rritje të shkallës së papunë- sisë me 3 për qind", është shprehur ai.