Vulin akuzon Perëndimin se po hesht ndaj deklaratave të Haradinajt - Lajme - Kosova Sot
Vulin akuzon Perëndimin se po hesht ndaj deklaratave të Haradinajt

Vulin akuzon Perëndimin se po hesht ndaj deklaratave të Haradinajt

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin ka thënë se Serbia është mjaft e fuqishme që të pengojë, siç e ka cilësuar Ramush Haradinajn, terroristin, të dënuar ose jo, që të rrezikojë paqen në Serbi dhe në gjithë Ballkanin.

Vulin duke komentuar fjalët me të cilat Haradinaj Preshevën e Bujanocin i kishte quajtur Kosovë Lindore, ka akuzuar Perëndimin se po hesht rreth deklaratave të Haradinajt e të Thaçit.

“Është koha që Perëndimi të deklarohet rreth fjalëve të tyre”, ka thënë Vulin.

(Kosova Sot)

10 orë e 11 minuta më parë
21/06/18