Televizioni i Beogradit pyetje Haradinajt: A keni vrarë njerëz në luftë?

  • 17 April 2018 - 11:02
Televizioni i Beogradit pyetje Haradinajt: A keni vrarë njerëz në luftë?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Happy TV ka folur për luftën. I pyetur nëse gjatë luftës ka vrarë dikë, Haradinaj ka thënë: “Nuk e di, ndoshta, lufta është luftë”

“Unë e kam veshur uniformën, kam qenë i vetëdijshëm për pasojat. I kam humbur dy vëllezër, e njësoj mendon edhe ushtari serb kur niset në luftë. Nëse nuk mund të ballafaqohesh me këtë atëherë mos hy në konflikt fare”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

I pyetur se si është krijuar legjenda për “Haradinajn e zi, kriminelin përgjegjës për vrasjen e serbëve”, shefi i Qeverisë së Kosovës ka thënë se gjitha këto i ka parë në mediat serbe, pra kjo ka qenë një propagandë, ka thënë ai.


(Kosova Sot)