Zemaj: Raporti i Progresit ka treguar edhe mangësitë edhe përparësitë

  • 19 April 2018 - 15:19
Zemaj: Raporti i Progresit ka treguar edhe mangësitë edhe përparësitë

Deputi i LDKsë, Armend Zemaj, tha se është shumë evidente që Raporti i Progresit këtë vit ka treguar edhe mangësitë edhe përparësitë e Kosovës që janë shënuar në periudhën e vlerësuar dhe me këtë realitet të argumentuar Kosova detyrimisht duhet të përballet, institucionet duhet t'i marrin tepër seriozisht këto të gjetura."Ndërhyrjet e presidentit, kryeministrit, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe depërtimin e 6 shtetasve turq, është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tyre dhe e cila e ka lënduar seriozisht edhe fushën e sundimit të rendit e të ligjit në Republikën e Kosovës, mbi të gjitha është bërë pengesë për atë, për heqjen e ndikimit politik dhe tregimin e vullnetit politik se duhet të luftohen krimi i organizuar dhe korrupsioni", u shpreh ai. 

Sipas Zemajt, liderët në vende të adresimit të kritikave duhet vetë të jenë autokritikë. "Qasja e tyre, ndikimi i tyre i drejtpërdrejtë, e ka sjellë Kosovën deri në këtë masë që rrezikon edhe vitin 2018, që po shihet se do të mund të kalojë me vështirësi drejt liberalizimit të vizave dhe drejt integrimeve evropiane", tha ai për "Kosova Sot". 

 

(Kosova Sot)