Babai i djalit që u pa në videon e sulmeve kimike në Siri, thotë se e gjitha ishte montazh

  • 19 April 2018 - 15:20
Babai i djalit që u pa në videon e sulmeve kimike në Siri, thotë se e gjitha ishte montazh

Rusia e cila po mbështet Asadin në Siri, ka gjetur njërin nga fëmijët e shfaqur në videon pas sulmeve kimike në Siri, ku stafi mjekësor i një spitali reagonte për të ua shpëtuar jetën.

Një televizion rus pretendon se ka gjetur këtë fëmijë, dhe në një intervistë që ka dhënë babai i tij, thuhet se nuk kishte sulm kimik, por ishte lajm i rremë.

Moska këmbëngul se nuk kishte asnjë sulm me armë kimike në Douma më 7 prill – sulm që çoi aleatët Perëndimor në krye me SHBA’të të sulmojnë Sirinë me raketa.

Në vend të kësaj, Rusia thotë se pamjet e djalit u inskenuan nga mantelbardhit. Fëmijëve iu dha ushqim, duke përfshirë edhe biskota e oriz për t’u shfaqur në atë video, thotë babai i djalit.

 

Image

 

Ndërsa djali thotë se ai dhe nëna e tij dëgjuan britma të forta në rrugë duke u bërë thirrje njerëzve të nxitojnë në spitale. Kur ai doli atje ‘njerëz të panjohur e rrëmbyen atë, i derdhën ujë, dhe pastaj e bashkuan me pacientë të tjerë”.

Kjo media shtetërore ruse citon djalin të thotë: ‘Ne ishim në bodrum. Mami më tha se sot nuk kemi asgjë për të ngrënë dhe se nesër do të hamë. Na dërguan në spital dhe u pa ajo që ndodhi’.

Babai i djalit thotë se ai nxitoi atje dhe e gjeti familjen e tij në shëndet të mirë.

“Nuk kishte armë kimike. Unë isha jashtë dhe nuk ndjeva asgjë”, tha ai.

“Unë hyra në spital dhe pashë familjen time. Militantët u dhanë atyre ushqim për të marrë pjesë në këtë film dhe u liruan më pas të gjithë për në shtëpi.

Në sulmin e dyshuar me armë kimike në Douma u vranë të paktën 75 njerëz, duke përfshirë shumë fëmijë. Ky sulm besohet se është kryer nga ushtria siriane nën regjimin e Asadit. 

(Kosova Sot)

 

Image