Hertica:Thaçi dhe klientela e tij politike kanë ndikuar në stagnimin e Kosovës (Video)

  • 19 April 2018 - 15:37
Hertica:Thaçi dhe klientela e tij politike kanë ndikuar në stagnimin e Kosovës (Video)

Po aq joserioz e shohin reagimin e presidentit Thaçi edhe analistët politikë. Tallje klasike e quan këtë reagim analisti Ali Hertica."Tani deklarimi i Thaçit është reagim tallës dhe shumë qesharak, përpjekje për t'i larë duart e tij nga përgjegjësia e dështimit në këtë agjendë evropiane, sepse vetë Thaçi ishte së paku tri herë lider institucional, i cili kishe vendin e parë në të gjitha institucionet e shtetit, dy herë në krye të Qeverisë së Kosovës dhe njëherë në pozitën e zëvendësit dhe nuk dha kurrfarë progresi në drejtim të përmbushjes më të shpejtë të obligimeve në agjendën evropiane, liberalizimin e vizave dhe as në stabilizimin e shtetit të së drejtës", u shpreh ai."Ngecjet mbeten akoma shumë të theksuara edhe në reformat e kërkuara ndaj nga BE-ja ndaj shoqërisë kosovare. Tallja e Thaçit rreth raportit, se gjoja qytetari është i dëshpëruar nga ky raport, është vetëm një politikë e tij joserioze dhe sjellje paksa naive, sepse vetë Thaçi dhe klientela e tij politike kanë ndikuar në stagnimin e Kosovës drejt progresit, zhvillimit dhe integrimit më të shpejtë në BE", vijoi më tutje Hertica. "Këtë më së miri e dëshmon mungesa e luftës kundër krimit dhe korrupsionit për vite të tëra, pa përjashtuar dukuritë e tjera negative që kulmuan së fundi me përpjekjen e bllokimit të Gjykatës Speciale dhe dëbimin e kundërligjshëm të arsimtarëve turq nga Kosova, me çka u shkelën të drejtat e qytetarit dhe liritë e njeriut", tha Ali Hertica për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)