Fetahu:Administrata publike duhet që të jetë më efikase

  • 19 April 2018 - 15:41
Fetahu:Administrata publike duhet që të jetë më efikase

Analisti Ilir Fetahu, për " Kosova Sot", tha se Raporti i Progresit na tregon qartazi se Qeveria e Kosovës duhet që ta marrë seriozisht vërejtjen dhe duhet që ta shqyrtojë Ligjin për Qeverinë e Kosovës ku do të përcaktohej numri i ministrive në vend dhe do të reduktohej një numër i madh i stafit politik, kurse me stafin civil duhet pasur kujdes, sepse ata nuk mund të largohen nga puna. "Administrata publike duhet që të jetë më efikase dhe që të investohet më shumë në edukimin e tyre dhe trajnimet e tyre dhe ngritjen e kapaciteteve, në mënyrë që të jenë konkurrentë me rajonin dhe me BEnë, sepse përafërsisht është një administratë e re dhe mund të investohet në të", vlerësoi Fetahu.

 

(Kosova Sot)