Luksi i Shpend Ahmetit, pas shkurorzimit nga VV-ja (Foto)

  • 20 April 2018 - 07:58
Luksi i Shpend Ahmetit, pas shkurorzimit nga VV-ja (Foto)

Me të dalë nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vendosur që të rris pak luksin që ia ofron pozita e kryetarit.

Me të ardhur në pushtet, Shpend Ahmeti shpërfaqi politikë të fortë sociale. Nisi të udhëtojë me autobusë urbanë për në punë dhe vendosi ta shesh veturën Audi Q7 të paraardhësit të tij, Isa Mustafa. Tha se nuk e donë një luks të tillë. Por, shpejtë Ahmeti i harrojë të dyja. Me autobusë udhëton rrallë herë, ndërsa tash i është kthyer edhe veturave të mëdha.

Me gjithë politikat sociale demokratike, të cilat thotë se i përfaqëson Ahmeti, mbrëmë ( e mërkurë) gjatë festimit të ditëlindjes së tij, ai më shumë dukej si një feudal. Pak metra larg tryezës ku po festonte, mbi shkallët e kafenesë, po e priste shoferi i Komunës, Ekrem Pacolli.

Ahmeti ka vendosur që ta ndërrojë veturën zyrtare. Qe disa javë, po vozitet me veturë shumë, bile po vozitet me veturë më luksoze dhe më të madhe, me Toyota.
Edhe pse, kryetari i Komunës e ka në dispozicion 24 orë veturën zyrtare, Ahmeti po e keqpërdorë atë.

Lajmi.net posedon një fotografi ku shihet se, Ahmeti të mërkurën ka shkuar në një kafene në kryeqytet me veturë zyrtare në orët e vona të natës për ta festuar ditëlindjen e dyzetë.

Image

 

(Kosova Sot)