Assad merr një vendim kundër Francës

  • 20 April 2018 - 10:46
Assad merr një vendim kundër Francës

Siria i ka kthyer Francës titullin e Legjionit të Nderit me të cilin ishte nderuar presidenti sirian, Bashar al-Assad

Vendimi i Sirisë ka ardhur vetëm disa ditë pasi Parisi ka treguar se është duke punuar për tërheqjen e titullit.

“Presidenti sirian, Bashar al-Assad, nuk ndihet i nderuar me një dekoratë të tillë nga një shtet që është skllav i Shteteve të Bashkuara që mbështet terroristët”, është thënë përmes një deklarate nga zyra e Assadit.

Ky vendim i zyrës së Assadit ka ardhur pasi Franca ka qenë pjesëmarrëse në sulmet e udhëhequra nga SHBA-ja që kanë pasur cak zonat qeveritare.

Ky sulm ka qenë përgjigje ndaj sulmit të dyshuar me armë kimike në Duma.

Çmimi është kthyer në Francë përmes ambasadës rumune në Damask.

Rumania prezanton interesat franceze në Siri.

Assad ka pranuar këtë titull nga ish-presidenti francez, Jacques Chirac më 2001, pak kohë pasi Assad ka nisur udhëheqjen si pasojë e vdekjes së babit të tij, Hafez al-Assad.

Zyra e presidentit francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar më 16 prill për një “procedurë disiplinore që është duke vazhduar për tërheqjen e çmimit Legjioni i Nderit”.

(Kosova Sot)