Policët që u rrahën në veri ishin të dehur, mësohen emrat e tyre
Rrahja mes dy policëve në Veri të Mitrovicës mbrëmë pasmesnate, mësohet se ka ndodhur derisa të dy zyrtarët ishin të dehur.
Kështu mëson Gazeta Metro nga burimet e saj brenda Policisë, të cilët shtojnë se policët që u rrahën janë Predrag Bogosavljevic dhe Zoran Petrovic.
Lajmin më herët e ka konfirmuar për Gazetën Metro edhe zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Besim Hoti, cili tha se të dy personat i takojnë përkatësisë etnike serbe.
Hoti shtoi se asnjëri nga ta nuk janë pjesë e policisë rajonale të veriut, por të rajoneve tjera, por megjithatë ngjarja ka ndodhur në veri.
Siç tha ai , njëri prej tyre ka marrë lëndime të rënda trupore( Predrag Bogosavljevic) dhe i njëjti gjendet për tretman mjekësor në spitalin e veriut të Mitrovicës.
“Njërit prej policëve i është thyer hunda, ndërsa rasti është duke u hetuar si sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë Hoti.
Hoti po ashtu theksoi se Policia dhe inspektorati po merren me rrethanat e këtij rasti.
(Kosova Sot)