Macron e çon në qiell Putinin, çka po ndodh kështu

  • 23 April 2018 - 13:52
Macron e çon në qiell Putinin, çka po ndodh kështu

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin është një njëri i ‘fuqishëm’ dhe i cili ka një pikëpamje krejtësisht ndryshe nga kundërshtarët e tij të Perëndimit.

“Mendoj se është një njeri i fuqishëm, një president i fuqishëm. Ai dëshiron një Rusi të madhe. Njerëzit janë krenarë me politikën e tij”, ka thënë Macron në një intervistë për FOX

Megjithatë, ai ka thënë se ‘ne nuk duhet të tregohemi të dobët përballë tij pasiqë ai shfrytëzon dobësitë”.

“Ai ka bërë shumë lajme të rrejshme.Ka një propagandë të fuqishme dhe intervenon çdo ku..po mendoj në Evropë në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet me demokraci të brishtë, ai ndërhyn sepse mendon se kjo është e mirë për vendin e tij”, ka thënë Macron.

 

(Kosova Sot)