Kryeministri Haradinaj 'ja fut gjumë' sërish në Kuvend

  • 26 April 2018 - 17:13
Kryeministri Haradinaj 'ja fut gjumë' sërish në Kuvend

Sot deputetët e kanë pritur kryeministrin Ramush Haradinaj për katër interpelanca. Shefi i ekzekutivit duket të ketë shkuar i lodhur në këtë seancë pasi aty e ka zënë gjumi.

Ulësja e kryeministrit në sallën e Kuvendit është kthyer në vend të rehatshëm për ta zënë gjumi Haradinajn.

Në seancat e gjata që ka mbajtur Kuvendi gjatë këtij legjislativi, kryeministri disa herë është parë duke fjetur në ulësen e tij.

Edhe sot, kur kryeministri Haradinaj ka qenë i thirrur në katër interpelanca të ndryshme, ai nuk e ka lënë pa fjetur për pak çaste. 

 

(Kosova Sot)