Muçiqi:Më shumë se 1000 punëtorë janë tani si tepricë teknologjike

  • 26 April 2018 - 23:21
Muçiqi:Më shumë se 1000 punëtorë janë tani si tepricë teknologjike

Qytetari Ismail Muçiqi thotë se që nga ditët e para të pasluftës ky gjigant fitimprurës i Kosovës ka qenë në shënjestër të politikës dhe tani po kjo politikë që e ka uzurpuar është edhe duke e shkatërruar. "Kjo çka është duke ndodhur me PTK-në dhe me disa ndërmarrje të tjera publike në Kosovë është shumë brengosëse. Në rend të parë, në postë dominon që nga fillimi deri në mbarim vetë politika. Politika është duke vepruar aty, janë klanet dhe grupet e interesit, numri i madh i të punësuarve, papërgjegjësia e stafit udhëheqës që e ka sjellë PTK-në deri në këtë gjendje që është në prag të falimentimit", u shpreh ai."Prokuroria tani ose kurrë patjetër do të duhej të zgjohej dhe të heton çdo gjë, sepse aty më shumë se 1000 punëtorë janë tani si tepricë teknologjike dhe janë të strehuar njerëz të klaneve, të partive politike dhe njerëz nga të cilët partitë politike kanë interes për vota", tha Ismail Muçiqi. 

 

(Kosova Sot)