Dhjetë vendet me popullsinë më të pasur në botë

  • 26 June 2017 - 14:03
Dhjetë vendet me popullsinë më të pasur në botë

Disa shtete, përkundër faktit që konsiderohen si tepër të pasura dhe si rrjedhojë renditen shumë lart në listën e shteteve më të pasura, nuk ofrojnë shumë para për banorët e tyre, kjo për faktin që shtetet, që konsiderohen më të pasura në botë, ndër të cilat edhe Kina, zakonisht kanë numër të madh të banorëve, transmeton Kosova Sot.

E, për ta bërë një llogaritje më reale, ‘Global Finance’ ka nxjerrë listën e shteteve me banorët më të pasur, për përpilimin e së cilës ka marrë për bazë GDP-në dhe numrin e popullsisë në secilin shtet, bashkë me koston e jetesës dhe ratat e inflacionit. Si rrjedhojë, dhjetë shtetet me banorët më të pasur në botë janë renditur si vijon:

1. Katari

GDP-ja për kokë banori: 94,587.48

Me një GDP prej 189 miliardë eurosh dhe popullsi prej vetëm 2.3 milionë banorësh, Katari, pa asnjë dyshim, është vendi me popullsinë më të pasur në botë. Përkundër rënies së çmimeve të naftës dhe produkteve që për bazë kanë naftën, Katari ka arritur që të shënojë rritje prej 4.1 për qind në çerekun e parë të vitit 2015 duke treguar që shteti Lindjes së Mesme është duke shënuar progres me hapa gjigantë, transmeton Kosova Sot.

Image

2. Luksemburgu

GDP-ja për kokë banori: 71,638.46

GDP-ja e Luksemburgut, që raportohet të jetë 56 miliardë euro, është e 73-a në botë, mirëpo, për shkak se ky shtet ka më pak se 600.000 banorë, GDP-ja për kokë banori del të jetë shumë e madhe, madje e dyta më e madhe në botë. E, në përparimin e shpejtë të këtij shteti rol të madh ka pasur sistemi i bankave, që është edhe sektori kryesor në ekonominë e Luksemburgut.

Image

3. Singapori

GDP-ja për kokë banori: 55,413.60 euro

Singapori së fundmi është shpallur si vendi që ekonominë më të orientuar nga tregu në mbarë botën dhe si rrjedhojë, me një popullsi prej më pak se 5.5 milionë banorësh e GDP prej më shumë se 277 miliardë eurosh, ky vend ka arritur të renditet i treti në këtë listë. Për më tepër, trendi i zhvillimit ekonomik të Singaporit është në rritje, pra, nuk pritet që ai të zbres në renditjen e tij në listë.

Image

4. Norvegjia

GDP-ja për kokë banori: 50,999.93 euro

Me një GDP prej 450 miliardë eurosh dhe popullsi prej rreth 5 milionë banorësh, është lehtë të qëllohet pse Norvegjia është kaq lart në këtë listë. Pasuritë e mëdha natyrore, përfshirë këtu edhe energjinë hidro-elektrike dhe bregdetin e pasur, u kanë mundësuar norvegjezëve që të kenë pagë mesatare vjetore prej 44,699 eurosh dhe një GDP mbresëlënëse për kokë banori. 

Image

5. Brunei

GDP-ja për kokë banori: 49,602.81 euro

Brunei mund ta ketë një GDP prej vetëm 13.8 miliardë eurosh, mirëpo ka edhe popullsi pak – më pak se gjysmë milionë banorë, gjë që ua mundëson banorëve të këtij vendi që ta shijojnë pasurinë e vendit të tyre. Megjithatë, Brunei është shteti që duhet të shqetësohet për të ardhmen e tij, pasi që është shumë i varur nga nafta.

Image

6. Hong-Kongu

GDP-ja për kokë banori: 48,091.65 euro

Përkundër faktit që ka një GDP prej afro 10 trilionë eurosh, Kina është larg nga dhjetë shtetet e para (gjendet në pozitën e 90-të). Megjithatë, Hong-Kongu, që ka një popullsi prej 7.2 milionë banorësh, gjendet në vendin e gjashtë në botë sa i përket GDP-së për kokë banori. Megjithatë, përkundër shifrave mbresëlënëse të këtij vendi, kohëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të një rënie në sektorin e turizmit, që është një pjesë e rëndësishme e të ardhurave të Hong-Kongut.

Image

7. Shtetet e Bashkuara të Amerikës

GDP-ja për kokë banori: 46,125.93 euro

Duke pasur rreth 17 për qind të GDP-së globale, me një GDP mbresëlënëse prej 15.66 trilionë eurosh, SHBA-ja është ekonomia më e madhe në botë. Megjithatë, kombi amerikan ka 321 milion banorë – vendi i tretë për nga popullsia në botë – andaj edhe GDP-ja për kokë banori është dukshëm më e ultë. Megjithatë, pas disa viteve jo të mira, duket se SHBA-ja është duke u këndellur fuqishëm, meqë po raportohet për përmirësime të ndjeshme, si në ekonomi në përgjithësi, ashtu edhe në tregun e punës.

Image

8. Emiratet e Bashkuara Arabe

GDP-ja për kokë banori: 44,897.69 euro

Përkundër faktit që njihet si një ekonomi e mbështetur në naftë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arritur që me sukses ta ndryshojnë ekonominë e tyre, duke u bërë kështu shteti, që është më së paku i varur nga rezervat e naftës, në gjithë shtetet e Gjirit. Në fakt, sektorët jashtë naftës janë rritur për 8.1 për qind, duke shënuar kështu një progres të madh.

Image

9. Zvicra 

GDP-ja për kokë banori: 41,829.76 euro

Për shkak të pasigurisë ekonomike, që ka ardhur si pasojë e krizës në Greqi, Banka Kombëtare në Zvicër ka qenë shumë e zënë duke u munduar që ta ulë vlerën e frangut. Përkundër faktit që çmimet janë shumë të larta në Zvicër, ajo gjendet lartë e pozicionuar sa i përket të ardhurave për kokë banori, e, një pjesë të madhe të të hyrave e ka nga orët e shtrenjta, turizmi dhe produktet e qumështit e çokollatave.

Image

10. Australia

GDP-ja për kokë banori: 39,668.61 euro

Duke pasur një GDP prej 1.3 trilionë eurosh dhe një popullsi prej 28.8 milionëve, është e qartë që GDP-ja për kokë banori në Australi është shumë e shëndoshë. Megjithatë, përkundër këtyre statistikave pozitive, lajmet e fundit në fushën e ekonomisë për Australinë nuk janë aq të mira. Dollari australian ka rënë në nivelin më të ultë që prej marsit të vitit 2009, gjatë krizës financiare globale. Për më tepër, kemi pasur edhe rënie në kërkesën e huaj për miniera dhe agrikulturë, megjithatë, Australia ka arritur ta sigurojë një vend në dhjetëshen e parë të shteteve me popullsinë më të pasur në botë. 

Image

(Kosova Sot)