Njihuni me gruan, e cila që nga fëmijëria flet me shpirtrat e të vdekurve

  • 16 May 2018 - 18:46
Njihuni me gruan, e cila që nga fëmijëria flet me shpirtrat e të vdekurve

QË NGA MOSHA 5- VJEÇARE, EMMA E KA DITUR SE ISHTE NDRYSHE

"Shpirtrat nuk më linin rehat", thotë Emma

Kur ju jepet ndonjë dhunti e veçantë, atë duhet ta merrni me të dyja duart. Këtë edhe e bëri mediumi psikik (person që flet me të vdekurit) Emma Kinsey, 33 vjeçe, pasi që kuptoi se mund të fliste me ata që kishin shkuar tanimë në botën tjetër. Që nga mosha 5- vjeçare, Emma e ka ditur se ishte ndryshe. Gjyshi i saj ishte pranuar në spital dhe ajo ishte frikësuar kur e kishte parë atë duke qëndruar afër saj. "Duhet t'ia bësh me dije nënës tënde se tani jam OK", i kishte thënë ai me ngrohtësi. Sapo arriti nëna nga spitali, vajza i tregoi se e kishte parë gjyshin dhe se ai ishte shëndosh e mirë. Por, nëna i tregoi se gjyshi kishte vdekur një orë më parë, nga kanceri i mushkërive. Duke mos u frikësuar aspak, Emma vazhdoi të shihte figura të mistershme, por vetëm në adoleshencë ajo kuptoi se me të vërtetë ishte e ndryshme.

"Çdo natë ata tentonin që të flisnin me mua"

"Kur natën i mbyllja sytë, shihja fytyra njerëzish", thotë Emma. Dëgjoja zëra që thoshin: "Hej! A po më dëgjon kush"? Në këto momente fillova të kisha frikë, por nuk i tregova askujt, nga frika se nuk do të më besonin", thotë ajo. "Vetëm pasi që prindërit e mi u shkurorëzuan dhe nëna u martua me një medium psikik, fillova ta pranoja dhuntinë time. Ai e dinte se edhe unë e kisha dhuntinë që ai e posedonte, prandaj më ndihmoi në këtë drejtim". Edhe e ëma e inkurajonte që të lexonte, por Emma disi ishte nervoze rreth sfidës dhe përgjegjësisë që ajo sillte me vete. Ajo frikësohej që të shkelte në të panjohurën. Por, në atë moment njerku i saj e vuri në kontakt me një grup i cili ndihmonte mediumet e reja që ta shfrytëzonin potencialin e plotë të tyre. E rrethuar nga njerëzit me aftësi të ngjashme me ato të sajat, Emma për herë të parë filloi të ndihej 'normale'. Ata si familje vendosën që të shpërnguleshin në Spanjë, për ta hapur një lokal "Tarot". "Shpirtrat nuk më linin rehat", thotë Emma. "Çdo natë ata tentonin që të flisnin me mua. Më dukej sikur ata më thoshin që ta ndiqja dhe zhvilloja talentin tim. Për këtë shkak lash punën e mirë që kisha dhe fillova të punoja në 'lokalin' e prindërve. Njerku më ndihmoi në këtë drejtim, sidomos si të mbrohem, gjë që e bëj me anë të lutjeve. Një zonjë plakë e quajtur Rosie, erdhi dhe u lidh me Emman, thjesht duke e shikuar atë me buzëqeshjen më të bukur që mund të ekzistonte. Emma i tregoi për këtë gruas që kishte shkuar te ajo (klientes), e cila i tha se kjo ishte gjyshja e saj. Emma me këtë rast ia përcolli gruas të gjitha porositë e gjyshes, duke kuptuar se kjo ishte puna me të cilën duhej të merrej, transmeton "Kosova Sot Online". "Mendoj se, ose lind me këtë dhunti, ose nuk lind", shpjegon Emma. "Dhe, e dija se kjo ishte rrugë e duhur për mua. E dija se mund t'iu ndihmoja njerëzve të pikëlluar dhe, ky ka qenë motivimi im". Natyrisht, njerëzit shikojnë këto gjëra me skepticizëm, por Emma thotë se dëshmia e saj gjendet te vet storjet që i sjell. "Shpirtrat më japin porositë e tyre, duke më treguar edhe për ngjarjet që do të ndodhin në të ardhmen, të cilat unë ua tregoj njerëzve, edhe nëse janë tema të ndjeshme. Nuk përcjell mesazhe negative, por nëse informata ka të bëjë me rrezikun nga ndonjë lidhje e keqe, apo fatkeqësi, unë ua tregoj këtë njerëzve, meqë mendoj se, në aspektin afatgjatë, kjo është në të mirën e tyre".  

Lidhja emocionale

Emma fitoi përvojë të madhe duke punuar në Spanjë, kështu që kur, disa vite më vonë, u kthye në Britani, ajo filloi t'iu ndihmonte të gjithëve që i drejtoheshin. "Më kujtohet një rast, kur shkova në shtëpinë e një gruaje dhe i thash se shihja një fëmijë në muajin maj. Ishim në prill atëherë. Gruaja shpërtheu në vaj, duke më treguar se atë ditë kishte qenë te mjeku, i cili i kishte thënë se nuk do të mund të lindë fëmijë. Katër javë më vonë, mora një mesazh nga ajo grua, e cila më tregonte se kishte ngelur me barrë. Ajo e konsideronte këtë mrekulli të vërtetë", thotë Emma. Në një rast tjetër, te Emma kishte shkuar një grua, të cilës sapo i kishte vdekur djali i vogël. Në fillim ajo kishte hezituar, meqë djali sapo kishte vdekur, por në atë moment para saj ishte paraqitur vet shpirti i djalit, duke i treguar asaj informata personale, të cilat e bindën gruan se Emma me të vërtetë ishte duke komunikuar me shpirtin e djalit të saj të ndjerë. "Tani kësaj familjeje i ndihmoj pa pagesë, sa herë që duan të komunikojnë me shpirtin e djalit të tyre të vdekur, meqë ndjej një lidhje të veçantë emocionale me ta", thotë Emma. Komunikimi me shpirtra është një industri fitimprurëse në Britani, por Emma thotë se nuk e bën këtë punë për para. Ajo thotë se e bën këtë punë, meqë i pëlqen ndjenja kur iu ndihmon të tjerëve. 

(Kosova Sot)