Hertica:Në skenën politike kosovare po ngritën figura politike me biografi të dyshimta

  • 16 May 2018 - 19:02
Hertica:Në skenën politike kosovare po ngritën figura politike me biografi të dyshimta

Analisti politik Ali Hertica thotë se që nga pavarësia e këtej, në skenën politike kosovare po ngritën figura politike me biografi të dyshimta, të cilët po e përfaqësojnë vendin në shumë institucione relevante, e të cilët kanë një biografi të çuditshme dhe jo të këndshme për shoqërinë kosovare, e ku dihet botërisht se të parët e tyre ishin të kyçur në sistemin e ish- Jugosllavisë, të cilët kanë bërë edhe diferencime ideo-politike dhe kanë dënuar shqiptarë në emrin e shtetit jugosllav. "Tani, thuajse të gjitha partitë politike kosovare kanë në brendësitë e tyre njerëz të tillë, të cilët ishin dhe mbeten si ish- spiunë dhe bashkëpunë- torë të UDB-së, por lidhjet e forta që kanë me liderët politikë thuajse i kanë strehuar ata nën ombrellat e subjekteve politike, duke e pasur edhe një lloj benifiti nga ta, që liderizmi të jetë në skenën politike mu nga ata që ua mbushin subjektin apo ua kryejnë fushatën nga buxheti i bizneseve të tyre. Rastin e kemi nga shumë biznesmenë kosovarë, ku mund të thuhet dhe të përshkruhen lirshëm si oligarkë të politikës së Kosovës dhe që zotërojnë kompanitë që sot janë omega e politikës, që filloi në vitet '90-ta, kur Kosova ishte ende nën regjimin e Slobodan Milosheviqit", tha analisti Ali Hertica. Në këto ujëra, sipas tij, po zhytet tani edhe partia që e mori në drejtim Shpend Ahmeti, PSD.

 

(Kosova Sot)