Hyseni:Këtu ka përfitime marramendëse

  • 16 May 2018 - 19:04
Hyseni:Këtu ka përfitime marramendëse

Qytetari Hilmi Hyseni për "Kosova Sot" tha se nuk ka asnjë dyshim se tenderët publikë që nga paslufta janë bërë forma më e shpejtë e pasurimit pa djersë të pushtetarëve tanë, ndaj edhe po luftohet me të madhe nga partitë që të futen në qeveri, sepse me një rrogë të vetme askush nuk mund të pasurohet aq shpejt. "Kjo po bëhet përmes keqpërdorimeve të mjeteve nga tenderët publikë. Duhet të jem realë se unë personalisht fakte nuk kam, por në opinion po dyshohet se kur po bëhen marrëveshjet për tenderët në mes tyre, pra punëmarrësi dhe punëdhënësi e bëjnë një çmim në dokumente, kurse çmimi tjetër i rritur bëhet përmes dallavereve, sepse këtu ka përfitime marramendëse. Andaj edhe e them lirshëm se nëpër tenderët publikë që po shpërdorohen me të madhe janë forma më e shpejtë e pasurimit dhe keqpërdorimit të parave të buxhetit të shtetit. Mirëpo e tërë kjo lojë e pistë po bëhet në mes të pushtetarëve tanë që janë të lidhur me ndërkombëtarët që po i lejojnë këto punë të pista", vlerësoi ai.

 

(Kosova Sot)