Nesër mblidhet Komisioni për hartimin e Projektligjit për Qeverinë - Lajme - Kosova Sot
Nesër mblidhet Komisioni për hartimin e Projektligjit për Qeverinë

Nesër mblidhet Komisioni për hartimin e Projektligjit për Qeverinë

Komisioni për hartimin e Projektligjit për Qeverinë do të mbajë takimin e tij të parë, të enjten.

Takimi do të mbahet në orën 10, në ndërtesën e Qeverisë, bën të ditur një njoftim nga Kryeministria.

Pas takimit bëhet e ditur se do të mbahet edhe konferencë për media.

Qeveria e Kosovës më 8 maj mori vendim për themelimin e Komisionit për hartimin e Projektligjit për Qeverinë, me të cilin u tha se do t’i dërgohet një porosi e mirë te BE-ja, se gjendja e qeverisë dhe mënyra e ndërtimit të qeverisë nuk është eksperiment i pakufi.

Duke e vlerësuar të rëndësishëm miratimin e këtij projektligji, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se në një të ardhme të caktuar "dëshirojmë të jemi të definuar se çka është qeveria dhe të jemi një shembull i mirë i qeverisjes dhe i qeverive".

 

(Kosova Sot)

12 orë e 42 minuta më parë
21/09/18