Shpend Ahmeti, kopje e klanit 'Pronto', MASAKRON PARATË E QYTETARËVE (Video)

  • 21 May 2018 - 07:28
Shpend Ahmeti, kopje e klanit 'Pronto', MASAKRON PARATË E QYTETARËVE (Video)

KREU I PRISHTINËS RRIT NUMRIN E DREJTORIVE NË KOMUNË, SI QEVERIA MEGALOMANE

Analistët politikë, opozita dhe qytetarët, po e shohin me sy kritik fillimin e mandatit të dytë të qeverisjes së Shpend Ahmetit në Komunën e Prishtinës, pasi që sipas tyre nuk po shihet ndonjë interes tjetër veç interesit të zhvatjes. Kjo bindje, sipas analistëve dhe qytetarëve, arsyetohet më së miri me shembullin që po jep Shpend Ahmeti duke rritur panevojshëm administratën komunale. Analistët, qytetarët dhe opozita theksojnë se Shpend Ahmeti po ndjek besnikërisht modelin e qeverisjes qendrore të klanit të inkriminuar 'Pronto', që është një qeveri megalomane, me shumë ministri e pozita koti, duke shtuar drejtoritë komunale dhe shpenzimet me para të padhimbshme të popullit, vetëm që ta mbajë pushtetin e vet përmes lidhjeve klienteliste dhe abuzimit permanent të parave të taksapaguesve prishtinas në kryeqytet. Tani është vendosur që të rritet numri i drejtorive në komunën e Prishtinës, nga 13 drejtori sa ishin më parë, në 16, duke shtuar edhe Drejtorinë e parqeve, vetëm e vetëm për të zhvatur buxhetin e tatimpaguesve prishtinas. Sipas analistëve, misioni i Shpend Ahmetit dhe klikës së tij të klanit të përbashkuar 'Pronto e Coca Cola Zero", është që ta materializojnë këtë mandat të fundit si kryetar i Prishtinës, duke palosur dhjetëra miliona, duke përfaqësuar e mbështetur maksimalisht interesat e mafio-oligarkëve Devolli dhe të nëntokës tjetër, për të bërë, kryer e përfunduar pazare e biznese tepër të dëmshme dhe të pista kriminale për kryeqytetin.

Kelmendi: Kjo qasje e Shpend Ahmetit vjen si pasojë e qëllimit të zhvatjes së tërë pasurisë publike në komunë!

Sipas profesor Muhamet Kelmendit, edhe kjo qasje e tanishme e Shpend Ahmetit vjen si pasojë e qëllimit të zhvatjes së tërë pasurisë publike në komunë dhe jo për qytetarin."Natyrisht që zgjerimi i qeverive me më shuma dikastere, qoftë i qeverive lokale apo qendrore, rrjedh nga fakti i koalicionit që është krijuar, nëse koalicioni është i gjerë në Qeverinë qendrore i kemi këto 22 ministri dhe afër 80 zv.ministra, mirëpo në këtë kontekst e kemi edhe Qeverinë lokale në Prishtinë, ku e kemi një koalicion të gjerë, me disa subjekte politike dhe natyrisht që ky koalicion ka edhe interesa të ndryshme në drejtori të ndryshme, prandaj ata kanë shkuar në ndarjen e drejtorive, në mënyrë që partnerët e koalicionit të kenë sa më shumë drejtori dhe në këtë drejtim kjo edhe do t'i kushtojë komunës në kosto buxhetore shumë më shumë. Mirëpo ajo që më shqetëson mua akoma më shumë është jo çështja e drejtorive, por fakti i privatizimit të komunës së Prishtinës, fakti i shitjes së të gjitha aseteve që i ka Komuna, sikur që do të jetë pjesa e Universitetit, Qendra e Rinisë dhe e Kulturës, por edhe asetet e tjera, nga të cilat ka filluar të zhvishet Komuna e Prishtinës, që nga qeverisja e Isa Mustafës, e po vazhdon edhe tani dhe po vjen në atë gjendje që të mos ketë asnjë pronë publike apo komunale ku mund të bazohet Komuna që t'i kryejë punët e veta, prandaj unë konsideroj se kjo është tragjedia me e madhe e Komunës së Prishtinës që po i ndodh tani në krye me Shpend Ahmetin", theksoi profesor Kelmendi për "Kosova Sot". Duke e bërë krahasimin e dikastereve të Qeverisë qendrore dhe drejtorive të Komunës së Prishtinës me Shpend Ahmetin, analisti politik Shefik Shkodra niset nga ajo thirrja popullore: "Si ati, si i biri". Madje Shkodra thotë se për të shkuar puna si duhet, me përkufizime e racionalizime të buxhetit dhe e ekonomisë pa abuzime të parasë së qytetarëve, do të duhej të funksionojë gjyqësia. "Para kësaj do të duhej të qëndrojë parimisht në mbrojtje politika nga keqpërdorimet e keqmenaxhimet nga institucionet legjitime të vendit, si: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca. Por, kur Qeveria e ka mbushur me ministra, sidomos me z/ministra e nëpunës të tjerë, që nuk e dinë as vetë se çka duhet të punojnë, dhe këtu kemi një shumë të madhe parash që derdhen nga buxheti për pagat dhe 'salltanetin' e tyre, atëherë edhe komunari, si ai i Prishtinës - Shpend Ahmeti, vazhdon në të njëjtën vijë... Në anën tjetër, lidhja me Devollët është leverdi trepalëshe Devollët që të përfitojnë nga Komuna e Prishtinës shumë e 'natyrshme' që edhe Shpend Ahmeti, me çdo kusht që ta marrë 'dhuratën' e çmueshme. Zinxhiri është i pashkëputshëm në trekëndësh", është shprehur Shkodra. Ai thotë se qytetarët e Prishtinës, në radhë të parë, duhet të jenë syçelë për gjitha lëvizjet që do të bëhen me pasurinë e kryeqytetit, e cila s'është veç e kryeqytetasve.

ALIU: SHPEND AHMETI PO E NDJEK ME BESNIKËRI MODELIN E QEVERISJES TË KLANIT TEJET TË INKRIMINUAR 'PRONTO'!

Analisti Bislim Aliu është akoma më i drejtpërdrejtë."Shpend Ahmeti po e ndjek me besnikëri modelin e qeverisjes qendrore të klanit tejet të inkriminuar 'Pronto', për më shumë ministri e pozita koti, duke shtuar drejtoritë komunale dhe shpenzimet e shumta të popullit, që të mbajë sa më gjatë pushtetin e vet, tanimë të inkriminuar, përmes abuzimit të parave të taksapaguesve prishtinas në kryeqytet. Shpend Jahti nga 13 drejtori sa ishin në komunën e Prishtinës, i rriti në 16 drejtori, duke shtuar Drejtorinë e parqeve, vetëm e vetëm për ta zhvatur kriminalisht buxhetin e taksapaguesve prishtinas. Pa dyshim misioni i Shpend Ahmetit dhe klikës së tij kriminale të planit të përbashkët 'Pronto e Coca Cola Zero' që ta materializojë këtë mandat të fundit, si kryetar i Prishtinës, sigurisht duke palosur sa më shumë miliona dhe duke mbështetur maksimalisht interesat e mafio-oligarkëve Devolli dhe interesat e tjera kriminale, për të bërë e kryer, por edhe për të përfunduar pazare e biznese tepër të dëmshme dhe të pista kriminale për kryeqytetin", theksoi Aliu për "Kosova Sot".

BADALLAJ: SHPEND JAHTI ME BANDAT E KLANIT 'PRONTO E COCA COLA ZERO' PO E VJEDHIN POPULLIN!

Analisti Reshat Badallaj thekson se Shpend Ahmeti, që tani populli po e quan me shumë të drejtë Shpend Jahti, për arsye të dallavereve, vjedhjeve dhe hajnisë që u kap në jahtin disa milionësh të Devollëve, nga frika se do ta humbë pushtetin në Prishtinë, do të "betonizojë" veten dhe po e zgjeron rrethin e tij me para të taksapaguesve, edhe pse dihet se zgjerimet janë të panevojshme. "Ky matrapaz nuk e bën për asgjë tjetër zgjerimin e drejtorive. Ama ky kërkon që t´i ketë nën kontroll të rreptë çdo gjë, mirëpo nuk e bën hesap se sa e dëmton buxhetin e kryeqytetit. Këtë e bën bashkë me bandat e klanit 'Pronto e Coca Cola Zero' që të vjedhin thesarin e popullit, të mbajë pushtetin, mirëpo të gjitha të shkojnë në xhepat e këtij banditi dhe bandës tjetër që i ka rrotull. U vërtetua se është shumë i pangopshëm dhe shihet se po punon vetëm për interesa të tij personale, që pasi bredhi si korb shëtitës, duke kërcyer degë në degë nëpër banda politike, gdhiu super milioner, natyrisht me mbështetje të bandës serbiane Devolli dhe assesi që e ka për interesa të popullatës", është shprehur Badallaj. Shpend Jahti bashkë me bandën serbiane Devolli dhe disa këlysh aty rrotull janë duke bërë hata në komunën e Prishtinës që më vonë do të ndihen pasojat se sa të zeza i ka sjellë kryeqytetit. Sepse ky dilenxhi dirigjohet nga mafio-oligarkët e nëntokës kriminale Devolli, që ata kanë interesat e tyre personale dhe kur t´i vjen dita që do t'i vihet litari rreth qafës, kjo bandë mafioze do të mundohen ta japin Shpend hajnin mish për top.

GURAZIU: ME PARA TË PADHIMBSHME TË POPULLIT, QEVERIA KOMUNALE E PRISHTINËS PO NDËRTOHET MEGALOMANE!

Sipas analistit Ragip Guraziu, Shpend Ahmetit i duhet vetëm edhe një hap i vogël për t'u barazuar numri i drejtorive me numrin e panevojshëm të Qeverisë së Kosovës."Me para të padhimbshme të popullit, Qeveria komunale e Prishtinës po ndërtohet megalomane si qeveria 'Haradinaj'. Kjo logjikë flet se sa me besnikëri po e ndjek Shpend Ahmeti modelin e qeverisjes qendrore të klanit të inkriminuar "Pronto", me shumë ministri e pozita koti, duke shtuar drejtoritë komunale dhe shpenzimet me para të padhimbshme të popullit, me të vetmin qëllim që ta mbajë pushtetin e vet tanimë të inkriminuar, përmes abuzimit permanent të parave të taksapaguesve prishtinas në kryeqytet, ku po promovon dështime të radhës me paratë e padhimbshme të popullit. Kështu po e rrit Shpend Jahti numrin e drejtorive në komunën e Prishtinës, nga 13 drejtori sa ishin më parë në 16, duke shtuar edhe drejtorinë më qesharake, atë të parqeve, vetëm e vetëm për të zhvatur kriminalisht buxhetin e tatimpaguesve prishtinas. Pra, kjo po tregon qartë se mision i Shpend Ahmetit dhe klikës se tij kriminale të klanit të përbashkuar "Pronto e Coca Cola Zero" është që ta materializojnë këtë mandat të fundit si kryetar i Prishtinës, duke palosur dhjetëra miliona, duke përfaqësuar e mbështetur maksimalisht interesat e mafio-oligarkëve Devolli dhe të nëntokës tjetër kriminale, për të bërë e kryer e përfunduar pazare e biznese tepër të dëmshme dhe të pista kriminale për kryeqytetin". 

GASHI: KY KRYETAR TANI PO HESHT KARSHI HETIMEVE PËR KEQPËRDORIMIN E DETYRËS ZYRTARE!

Asamblisti i LDK-së në opozitën komunale, Agim Gashi, thotë se komodizimi i Shpendit me gjashtë subjekte të vogla, që u bashkuan, u bë për të komodizuar kryetarin e Komunës së Prishtinës dhe për ta vënë edhe më tutje në pasivitetin qeverisës dhe për të përmbysur përpjekjet e opozitës dhe faktorëve prishtinëdashës, të cilët po përpiqen të nxisin qeverinë Ahmeti të punojë dhe të kryejnë detyrat elementare ligjore karshi interesave të qytetarëve të Komunës së Prishtinës."Ka pesë vite që Kuvendi i Komunës së Prishtinës nuk ka arritur të bashkëpunojë mirëfilli me kryetarin dhe qeverinë e tij, pikërisht për shkak të mendësisë "socialdemokrate" të Shpend Ahmetit sot, e më parë, për shkak të "pastërtisë" dhe "moralit të lartë -ideal" të njerëzve që e rrethonin atë gjatë mandatit të kaluar, sepse ata të gjithë ne të tjerëve na etiketonin me gjuhën denigruese dhe fyese, tanimë të njohur. Po ky kryetar, i cili pat premtuar një fitore bindëse, s'la gjë pa bërë dhe s'la metodë pa përdorur, duke bashkëpunuar edhe me ata të cilët, deri dje, ishin të kontestuar për të, vetëm për të korrur një fitore të dyshimtë dhe me një diferencë dyshuese ndaj konkurrentit serioz që përfaqësonte LDK-në. Po ky kryetar mblodhi rreth vetes të gjithë të tjerët, rreth gjashtë subjekte, qoftë edhe me nga një këshilltar, për ta bërë një shumicë mbivotuese dhe aspak funksionale, duke mos respektuar asnjë kriter që ngrit apo shpreh shkallën e cilësisë në përbërjen e qeverisë, vetëm për t'u akomoduar dhe për t'u komodizuar si kryetar që "s'ia prish askush timin e duhanit", është shprehur Gashi. Sipas tij, po ky kryetar tani po hesht karshi hetimeve për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, sepse në mandatin e kaluar ka punësuar qindra militantë të partisë së tij, atëherë VV-ja, duke mos respektuar asnjë kriter ligjor, vetëm për të rehatuar grupet e interesit brenda kësaj partie. "Në të njëjtën kohë, ai dhe bashkëpunëtorët e tij, sulmonin LDK-në dhe subjektet tjera për politikat nepotiste. Po ky kryetar i ka centralizuar politikat e punësimit, sidomos ato në Drejtorinë e arsimit, që deri para katër vitesh ishin kompetencë e kësaj drejtorie dhe i ka bartur në të ashtuquajturën Zyra e burimeve njerëzore, vetëm se për të krijuar aplikimin e dorës së fortë të kryetarit dhe për të krijuar varshmëri brutale qeverisëse. Kjo ka rezultuar që kuadrot e komunës së Prishtinës si banorë rezident të mos mund të punësohen në institucionet edukativo-arsimore, apo nga numri i përgjithshëm i të punësuarve mbi 70% të vijnë nga komunat e tjera ose që s'janë banorë rezidentë. Kjo filozofi qeverisës i ka dëmtuar dukshëm interesat e qytetarëve të Prishtinës. Dhe, tani, së fundi, këtij kryetari nuk i bëhet fare vonë, aspak vonë për rezultatet e ulëta, apo më mirë të themi për dështimet e krijuara në tremujorin e parë të mandatit të dytë. Kjo më së miri shihet në Raportin TM-1 2018, të miratuar me shumicën e thjeshtë në seancën e dytë të këtij viti nga po këto gjashtë subjekte politike që po ia krijojnë 'komoditetin' qeverisës. Puna e kryetarit dhe e qeverisë së tij, kohët e fundit, më shumë ka të bëjë me komoditetin e tyre, ngritjen e standardit në zyrat e tyre, marrja me qira e veturave që ofrojnë një komoditet të lartë, më të lartë se asnjëherë më parë, mosmirëmbajtja e veturave që ishin pronë e Komunës dhe shkatërrimi i tyre i pamëshirshëm dhe tani së fundi edhe nxjerrja e tyre në shitje si mjete të dala nga përdorimi. Mos të harrojmë se po ky kryetar dhe bashkëpunëtorët e tij, në mandatin e kaluar, kanë shpenzuar aq shumë energji për të propaganduar C-7 -shin e komunës së Prishtinës, apo siç e quanin ata veturën "luksoze" të Isa Mustafës të cilën, pas katër vitesh propagandë, e shitën duke e zhvleftësuar për mijëra euro, me ç'rast e dëmtuan pasurinë e komunës. Po të njëjtit njerëz tani zhvillojnë politika shpenzuese buxhetore dhe kontraktojnë vetura bukur luksoze, jo vetëm për nevoja të kryetarit, por edhe për shërbyes të tjerë.", është shprehur Gashi për gazetën.

Qytetarët kritikojnë qasjen megalomane të Shpend Ahmetit

Edhe qytetarët e anketuar e kanë kritikuar qasjen megalomane të Shpend Ahmetit në ndërtimin e qeverisë së re komunale të Prishtinës, duke imituar qeverinë qendrore me 22 ministri, e duke rritur kështu numrin e drejtorive të Komunës që janë krejtësisht pa interes real për qytetarin dhe zhvillimin e kryeqytetit. Qytetari Mustafë Mustafa thotë për gazetën "Kosova Sot" se këtë fryrje të qeverisë komunale Shpendi po e bën vetëm për të kënaqur dhe përfituar grupet e ngushta të interesit nga të cilat është bërë qeverisja e re nga shumë parti të vogla politike."Pasi janë bërë shumë parti politike aty, ata duhet t'i rehatojnë diqysh, sepse çdonjëra po e kërkon hisen e vet, kështu që ajo që është pritë prej Shpendit nuk është asgjë, askund. Shembull më i keq nuk ka se ku të shkojë, po i merr votat prej tjetërkujt e po ikën, po del në tjetër parti politike. Ata kanë gabuar, edhe pse nuk jam përkrahës i VV-së, as pragun nuk kanë për ta kaluar në zgjedhjet e tjera", është shprehur ai. Tutje ka shtuar. "Puna është katastrofë, i ka lidh punët me këta Devollët duke shëtitur nëpër jahte dhe gjithkah", tha Mustafë Mustafa. Qytetari tjetër, Izet Ferati, thotë se sikur kjo rritje e drejtorive të bëhej për të punuar seriozisht në zhvillimin dhe ndërtimin e kryeqytetit do të ishte pozitive, por kjo po shihet që nuk e ka këtë qëllim, prandaj është krejtë- sisht për interesat klienteliste dhe zhvatëse."Sikur të menaxhohej si duhet shteti, edhe rritja e administratës nuk do të prishte punë, mirëpo derisa nuk punohet mirë nuk do të ketë as për vende dhe as për këta, prandaj janë të papranueshme edhe këto që po bëhen", theksoi qytetari Izet Ferati për gazetën "Kosova Sot". Edhe përkundër pyetjeve të dërguara me shkrim Komunës së Prishtinës dhe kreut të saj, Shpend Ahmeti, nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet e dërguara. Përgjigje nuk kanë kthyer as vëllezërit Devolli, të apostrofuar nga analistët në prononcimet e tyre.

(Kosova Sot)