Nusja Meghan theu traditat, mban fjalim martesor

  • 21 May 2018 - 20:34
Nusja Meghan theu traditat, mban fjalim martesor

Princi Harry dhe nusja e tij, Meghan, largohen nga Windsori pasi ajo mbajti fjalimin martesor mbrëmë, duke thyer traditat dhe duke bërë me dije se 'është krenare që është feministe

Meghan Markle bëri me dije aspiratat e saj për rolin e ri si dukeshë e Saseksit, derisa u largua nga kështjella Windsor bashkë me burrin e saj, princin Harry, pak orë pasi falënderoi familjen mbretërore që e pranuan 'në firmë'. Ish- aktorja amerikane fitoi me këtë rast edhe ueb sajtin e saj personal 'royal.uk', vetëm pak orë pas dasmës së saj sensacionale, ku ajo shprehi krenarinë e të qenit feministe, vullnetare dhe pjesëmarrëse në kampanjat për drejtësi sociale.

'Jam krenare që jam femër dhe feministe"

Faqja, e cila bën me dije se ajo tani dotë kryejë detyrat mbretërore, në mbështetje të mbretëreshës, përfshin citatin e saj të famshëm nga një konferencë e mbajtur në OKB, në vitin 2015, kur tha: 'Jam krenare që jam femër dhe feministe". Aty shtohet se Meghan është e angazhuar rreth çështjeve sociale dhe merr pjesë aktive në punët e bamirësisë që nga mosha e re. Harry ka pasur fjalë miradije për Meghanin pas një jave të ngarkuar, duke thënë se ajo i tejkaloi të gjitha me një hijeshi të pashoqe dhe, duke shtuar, 'ne, së bashku, përbëjmë një ekip të mrekullueshëm' dhe duke i thënë nuses, 'mezi pres që ta kaloj pjesën tjetër të jetës me ty'.

Mysafirë të shumtë

Në këtë dasmë mbretërore pati shumë fytyra të njohura të Hollivudit, por ai që mungonte ishte babai u nuses, Thomas Markle, i cili mungesën e tij e kishte arsyetuar me çështje shëndetësore. Familjarja e vetme e nuses në dasmë ishte nëna e saj, Doria Ragland. Duke mbajtur fjalim, nusja Meghan theu traditat, meqë deri më tani nuk ka ndodhur që në dasmat mbretërore fjalim të mbajë edhe nusja. Aty ishte edhe sër Elton John, i cili performoi katër hite: 'Your Song', 'Tiny Dancer', 'Circle Of Life' dhe 'I'm Still Standing'. Dhëndri dhe nusja u puthën para qindra dasmorëve VIP, ku binin në sy yjet e Hollivudit, duke përfshirë çiftet Clooney, Beckham, pastaj emrat, si Idris Elba, Oprah Winfrey, Tom Hardy dhe James Corden. Meghan po ashtu është edhe pjesë- tarja e parë e familjes mbretërore, që ka racë të përzier. E ëma e saj është zezake.  

(Kosova Sot)