Pamjet televizive e vënë në siklet Maduron

  • 21 May 2018 - 20:55
Pamjet televizive e vënë në siklet Maduron

Disa pamje televizive kanë vendosur në siklet presidentin e sapo zgjedhur të Venezuelës. Në pamjet filmike Nikolas Maduro inskenon një përshëndetje të zjarrtë me qytetarët, por në shesh nuk ka njeri.

Nikolas Maduro është rizgjedhur president i Venezuelës, por votimi nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Zgjedhjet u dominuan nga abstenimi.

Të përditshme dhe agjenci ndërkombëtare kanë raportuar për një Karakas të boshatisur. Në kryeqytetin e shkretuar, Maduro ka votuar në liceun Miguel Antonio Caro.

Image

Pasi bëri zgjedhjen e tij, presidenti ka inskenuar për telekamerat një përshëndetje për turmën jashtë shkollës. Por në të vërtetë, jashtë ndërtesës për ta pritur nuk ishte askush: në video shikohet Maduro, i rrethuar nga eskorta e tij, që përshëndet me shumë entuziazëm një shesh të boshatisur.

Në rrjetet sociale qytetarë të shumtë pretendojnë se në montazh, videos i është bashkangjitur një audio me njerëz të shumtë që festojnë dhe brohorasin.

“Këto zgjedhje janë kaq transparente saqë votuesit nuk shikohen”, “Maduro përshëndet miqtë e tij imagjinarë”, janë disa nga komentet e shumtë tallës që shfaqen në twitter.

(Kosova Sot)