" O pasha ça bën?" DETAJET e reja të përgjimit për vëllain e Ministrit Fatmir Xhafaj

  • 21 May 2018 - 22:14

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me përgjimin mes dëshmitarit X dhe Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Emisioni Ajsberg ka treguar momentet e para kur Albert Veliu komunikon në telefon me Agron Xhafajn, pas një sërë takimesh që vetë dëshmitari X dhe gazetari Jetmir Olldashi kanë kryer në Tragjas për të blerë një sasi hashashi.

Telefonata

O pasha ca bën si dukesh?

Mir si je?

Isha andej nga Toto Qorri hëngra një drekë, dëgjon vëlla?

 

Ndërkohë vetë gazetari Jetmir Olldashi ka treguar sesi e ka nisur investigimin e tij në lidhje me këtë ngjarje dhe frikën që ka patur për rrezikimin e jetës.

Jetmir Olldashi: Kisha disa pajisje të thjeshta përgjimi. Nuk prisja që të takoja personazhe ose të shikoja një situatë ku ishin përfshirë njerëz me peshë shumë të madhe politike por edhe pushtetarë. Pas kësaj dilemat e mia ishin shumë të mëdha se çfarë do të bëja me këtë material.

Vendosa të mos shkoj më tek se mendoja që nuk mund të mos shkoja pa rrezikuar kokën. Në një moment, mendova se Babalja edhe mund të fliste se kishte shkuar me mua në Vlorë për të bërë një emision televizin dhe mund të nxirrte disa gjëra rreth identitetit tim dhe kjo bota e nëndheshme mund të ndjehej e rrezikuar dhe nuk e di çfarë mund të më ndodhte mua. Në këto kushte vendosa t’i drejtohem Partisë Demokratike. Ky ishte momenti. 

Më pas nuk është se pata ndonjë kontakt apo dëgjova më për këto materiale, biles mendova se PD mund ta vërtetonte autenticitetin e zërit a ku di unë se çfarë, se unë nuk kisha qenë prezent kur Babalja kishte folur me vëllain e ministrit të brendshëm. Kur doli përgjimi mu kthye në kujtesë kjo çështje dhe kuptova se rreziku ishte po aty se vecse kishte qenë punë e imja, tashmë isha në mes të një lufte politike. Ata donin të qëronin hesapet me njëri tjetrind he unë isha në mes. Një natë në të gdhirë, mora një telefonatë dhe më thanë se kemi gjetur Babalen dhe do të të takojë ty, që t’i bësh një intervistë. Pyeta ku? Dhe më thanë tek Partia Demokratike. Shkova se mendova që intervista do të transmetohej në Ajsberg. Partia Demokratike vendosi ta publikojë vetë.

(Kosova Sot)