Vrasësi së pari vrau vajzën që e refuzoi, më pas të tjerët

  • 21 May 2018 - 22:36
Vrasësi së pari vrau vajzën që e refuzoi, më pas të tjerët

Shana Fisher kishte refuzuar lajkat nga Dimitrios Pagourtzis-it

Bëhet i qartë motivi i mundshëm i vrasësit, i cili të premten mori jetët e dhjetë njerëzve në një shkollë në Santa Fe të SHBA-së 

Njëra nga vajzat adoleshente, që u vranë të premten gjatë të shtë- nave në një shkollë të Teksasit, e kishte refuzuar dhe poshtëruar publikisht vrasësin, tregon e ëma e vajzës. Shana Fisher, e cila kishte mbushur 16 vjet pak ditë para se të vritej, kishte refuzuar lajkat nga Dimitrios Pagourtzis për muaj të tërë, tregon e ëma e vajzës, Sadie Rodriguez. 'Ai vazhdoi që të bëhej gjithnjë e më agresiv', tregon Rodriguez në një intervistë, të bërë via "Facebook". 'Ajo përfundimisht e kundërshtoi dhe e poshtëroi publikisht', thotë ajo duke iu referuar të bijës.

Pagourtzisin familjarët e përshkruajnë si 'të qetë' dhe 'të këndshëm'

Ky është motivi i parë i mundshëm në lidhje me sulmin e të së premtes në një shkollë të mesme në Santa Fe të Teksasit, edhe pse kjo teori ende mbetet që të konfirmohet qoftë nga prokurorët, apo avokatët e vrasësit 17- vjeçar. Pagourtzis, të cilin familjarët e përshkruajnë si 'të qetë' dhe 'të këndshëm', kishte vazhduar që të bëhej gjithnjë e më agresiv me Shanan, derisa ajo e refuzoi para tërë klasës. Thuhet se ky refuzim ka ndodhur vetëm një javë para sulmit. Nicholas Poehl, avokat i familjes Pagourtzis, thotë të mos ketë dëgjuar rreth raporteve të këtilla, prandaj nuk mund të bëjë asnjë koment. Ai tregon sesi pjesën më të madhe të ditës e ka kaluar duke demantuar thashethemet rreth jetës personale të adoleshentit vrasës. Sipas dokumenteve të akuzës, Pagourtzis ka pranuar krimin, duke thënë se, nxënësit që i pëlqenin, nuk i kishte vrarë, me qëllim që 'të kishte kush ta tregonte storjen e tij'.

Armët i kishte fshehur nën pallto

Nxënës i klasave të ulëta të kësaj shkolle të mesme, Pagourtzis kishte fshehur dy armë nën një pallto, para se të fillonte me të shtënat në një klasë arti. Të shtë- nat zgjatën rreth 30 minuta, duke u shtrirë edhe në klasë të tjera, thonë dëshmitarët. Bëhet me dije se Pagourtzis kishte planifikuar ta vriste edhe veten, por kur u gjet përballë policisë, u ligështua nga frika dhe, u dorëzua. Familjarët e vrasësit deklaruan se nuk kishin vërejtur asnjë shenjë, e cila do t'ua bënte atyre me dije se çka ishte duke përgatitur djali i tyre. 

(Kosova Sot)