Deputeti i PS-së “godet” Saimir Tahirin: Përgjegjës për kanabisin, ka faj edhe Rama

  • 21 May 2018 - 23:11
Deputeti i PS-së “godet” Saimir Tahirin: Përgjegjës për kanabisin, ka faj edhe Rama

Spartak Braho deputeti i më i ri i ri i Partisë Socialiste flet për qeverisjen e Edi Ramës dhe për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas tij Rama ka bërë gabime në qeverisje, por nuk ka gabuar me Xhafajn pasi pozitat e të vëllait nuk e rëndojnë.

“Ka gabime qeverisja. Nuk është çudi pse largohet një Ministër, dy Ministra. Për Xhafaj nuk ka asnjë lloj akuze. U ndez një fishekzjarr se ka bërë ndryshimet e ligjit, një bllof i tërë. Ai ndryshim rëndon pozitën e të vëllait”, tha ai në “Debati në Channel One”.

Ai akuzon drejtpërdrejt ish- ministrin Saimir Tahiri për shtimin e kanabisit në vend, madje sipas tij përgjegjësi duhet të mbajë edhe kryeministri Rama.

“Tahiri mban përgjegjësi për problemet e mosfunksionimit të strukturave të policisë në luftën kundër kanabisit. Përgjegjësia mbetet përgjegjësi. Ka përgjegjësi dhe Rama. Pavarësisht luftës sistematike diçka mbeti që nuk u bë mirë deri në fund. Nuk u vlerësua seriozisht lufta kundër kultivimit të kanabisit”, tha Braho.

(Kosova Sot)