Gjykata gjermane refuzon sërish burgosjen e ish-presidentit të Katalonjës

  • 22 May 2018 - 19:35
Gjykata gjermane refuzon sërish burgosjen e ish-presidentit të Katalonjës

Gjykata gjermane e Schleswig Holsteinit hodhi poshtë sërish kërkesën e prokurorisë, që mbron interesat e Spanjës, për të burgosur deri në përfundimin e ekstradimit, ish-presidentin e Katalonjës, Carles Puigdemont.

Gjykata spanjolle ka akuzuar Puigdemontin për rebelim dhe krim kundër shtetit.

Sot prokuroria kërkoi që të rivlerësohet akuza për ‘’rebelim’’, akuzë për të cilën gjykata gjermane në gjykimin e parë e kishte deklaruar të pabazë.

 

(Kosova Sot)