Guraziu: Me turpin e kësaj politike çdo ditë pritet eksod i ri masiv

  • 23 May 2018 - 13:51
Guraziu: Me turpin e kësaj politike çdo ditë pritet eksod i ri masiv

Sipas analistit Ragip Guraziu, mesazhi më i mirë për këtë Qeveri dhe udhëheqësit kosovarë është si ''BOMBË SHPËRTHYESE'', Letra e Petrit Dervshit, djali i dëshmorit nga Kopiliqi i Skenderajt, i cili përmes një letre babës së vdekur i kërkon falje se po e lëshon Kosovën dhe po merr rrugën e mërgimit.

" Me turpin e kësaj politike që po udhëheq Kosovën jo në vite, por për çdo ditë pritet eksod i ri masiv, dhe Kosova do të humbë të rinjtë tanë, sepse shpresa dhe perspektiva e të rinjve ka humbur njëherë e përgjithmonë në vendlindjen e tyre, dhe shpresa e fundit është Perëndimi. Por, tani shtrohet pyetja: çka do të thonë këta udhëheqës tanë para botës?", u shpreh ai për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)