Sërish gjarpër në Gërmi

  • 23 May 2018 - 14:52
Sërish gjarpër në Gërmi

Numri i gjarpërinjve në parkun e Gërmisë, sivjet, është shtuar dukshëm. Pas disa rasteve të paraqitura nga qytetarët që e frekuentojnë për shëtitje këtë park, sot ëashtë parë edhe një gjarpër, i strehuar në një shtyllë elektrike, skaj rrugës.

Gjarpri është i përmasave mjaft të mëdha dhe është futur në një shtyllë elektrike, fare pranë trotuarit ku kalojnë njerëzit.

Vendi është afër pishinës së Gërmisë, në një rrugë që përdoret nga vizitorët e një restoranti afër, si dhe nga persona të tjerë që ecin ose vrapojnë.
Nuk kemi mundur të konfirmojmë llojin e gjarprit dhe nëse ai konsiderohet si “i rrezikshëm”.

Më herët këtë vit, në Gërmi është fotografuar një gjarpër i llojit “Vipera Ammodytes”, i njohur në popull si “Nëpërka “, i cili bën pjesë në gjarpërinjtë më të rrezikshëm në botë.
Ndërkohë, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), pas shqetësimeve të qytetarëve, ka dalë me një komunikatë ku thekson se prania e gjarpërinjve në Parkun e Gërmisë duhet të shihet si pjesë e biodiversitetit të kësaj zone.

Sipas AMMK-së, në masivin malor të Gërmisë janë të njohur 4 lloje të gjarpërinjve, përfshirë “Vipera Ammodytes”.

“Prania e gjarpërinjve nuk paraqet asnjë shqetësim për të gjithë ata që dëshirojnë ta vizitojnë këtë zonë dhe të shijojnë bukuritë e veçanta natyrore, por gjithsesi se duhet pasur kujdes që jo vetëm gjarpërinjtë por edhe gjallesat tjera të mos shqetësohen në vendbanimin e tyre natyror”.

“Gjarpërinjtë, si çdo lloj tjetër i shtazëve të egra, kanë instiktiv e vetëmbrojtjes dhe në rast se ndihen të kërcënuar ata do të mbrohet. Rastet e kafshimeve nga gjarpërinjtë helmues, që fatmirësisht ndodhin shumë rrallë, janë si pasojë e shkeljeve aksidentale me këmbë ose kapjes me dore pa i kuptuar pasojat qe mund të vijnë me pas”, thekson kjo agjenci, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

(Kosova Sot)

Image