Miftari: MINISTRI I DREJTËSISË, KUKULL E PRESIDENTIT

  • 23 May 2018 - 15:11
Miftari: MINISTRI I DREJTËSISË, KUKULL E PRESIDENTIT

 Eksperti i fushës së sigurisë, Naim Miftari pohon se mosdënimi i njerëzve të krimit të organizuar, i lidhur me politikën, nuk është i rastësishëm, sikurse nuk është e rastësishme as fshehja dhe rutina e dekonspirimit dhe sabotimi e vjedhja e provave, që, sipas tij, krejt këto janë të koordinuara ndërmjet veti dhe përbëjnë shkeljet më të rënda kundër rendit, ligjit dhe ardhmërisë të popullit tonë.

"Është një koordinim kaq i përsosur i nëntokës dhe politikës së korruptuar që tregon qartë se kapja e shtetit dhe trajtimi i pasurive shtetërore-shoqërore si prona private të disa bosëve mafiozë me petk politikani ka sjellë edhe varfërinë, izolimin etiketimin e shtetit tonë si shtet joserioz dhe shtet mafioz, ku secili politikan është milioner, kurse sot popullata është më e varfra në Evropë dhe i vetmi popull i izoluar evropian", theksoi ai.

" Dhe, tani në këtë sistem të tejkorruptuar e të kriminalizuar, në vend të një Vetting-u gjithëpërfshirës ministri i 'Drejtësisë' të Kosovës, përndryshe kukull e Hashim Thaçit, bosit të korrupsionit, i ka dhënë zjarr kinse miratimit në Parlament të një pakoje ligjesh të reja dhe planit të rritjes së numrit të prokurorëve. Por, me zyrtarë të korruptuar e servilë në gjyqësi dhe prokurori, dhe me hajna të njëjtë në politikë, rezultati do të jetë i njëjti, vetëm sa do të shtohen akoma më shumë të korruptuarit", potencoi Naim Miftari për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)