Ëmbëlsirë raciste për Meghan Markle, ja çfarë bën kompania e njohur gjermane (Foto)

  • 23 May 2018 - 16:30
Ëmbëlsirë raciste për Meghan Markle, ja çfarë bën kompania e njohur gjermane (Foto)

Një kompani gjermane ka kërkuar falje pasi ka postuar një imazh racist drejtuar Meghan Markle.

 

Bëhet fjalë për një ëmbëlsirë cokollate që është dekoruar me fustan të bardhë dhe kërkon të imitojë imazhin e dukeshës së Sussexit gjatë dasmës me Princin Harry.

Posti i Super Dickman-it përfshinte titullin: “Çfarë po shikoni? A nuk doni të jeni sot si Meghan?”

Disa përdorues të mediave sociale thanë se imazhi i fshirë tani ishte “racist”.

Një zëdhënës i kompanisë e quajti postin “të turpshëm”.

Pasi përdoruesit e denoncuan postimin në faqen e Facebook të kompanisë, Super Dickmann ka shkruar: “Një falje e madhe! Bota e Super Dickmann është e gjallë dhe e larmishme dhe larg mendimeve raciste”.

Postimi është fshirë, por imazhet e tij kanë qarkulluar në mediat sociale.

 

Image

 

(Kosova Sot)