Amerika ia anulon Kinës ftesën për manovra të përbashkëta ushtarake

  • 24 May 2018 - 00:14
Amerika ia anulon Kinës ftesën për manovra të përbashkëta ushtarake

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan sot se kanë tërhequr ftesën që i ishte dërguar më parë Kinës për të marrë pjesë në manovra të përbashkëta ushtarake në Paqësor, për të protestuar kundër militarizimit nga Pekini të ishujve të kontestuar.

“Ne kemi prova të qarta të faktit që Kina ka vendosur raketa kundër anijeve dhe raketa tokë-ajër, si dhe zhurmues elektronikë në ishujt e kontestuar në Detin e Kinës”, njoftoi Chris Logan, zëdhënës i Pentagonit, përcjell Atsh.

“Ne i kemi tërhequr ftesën marinës së Republikës Popullore të Kinës për manovrat vjetore Rrethi i Paqësorit (RIMPAC)”, deklaroi ai.

 

(Kosova Sot)