Vjedhje në xhaminë në qendër të Prishtinës

  • 24 May 2018 - 08:18
Vjedhje në xhaminë në qendër të Prishtinës

Një rast i vjedhjes në një xhami në qendër të Prishtinës ka ndodhur mbrëmë pak para orës 22:00.

Merret vesh se rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi”, në qendër të kryeqytetit.

Kamerat e xhamisë kanë kapur pamjet ku shihen dy persona të gjinisë femërore duke e marrë derën e rrethojës, e cila gjendej në hapësirën e xhamisë.
Portali  merr vesh se dy të dyshuarat janë identifikuar dhe arrestuar nga Policia rreth 20 minuta pas ngjarjes.

(Kosova Sot)