Avokati i Trump u pagua për të organizuar takime në Shtëpinë e Bardhë

  • 24 May 2018 - 09:37
Avokati i Trump u pagua për të organizuar takime në Shtëpinë e Bardhë

Michael Cohen, avokati personal i presidentit amerikan, Donald Trump ka pranuar një pagesë sekrete rreth 400,000 dollarë për të organizuar bisedimet në mes të presidentit ukrainas, Petro Poroshenko dhe Trumpit, është bërë e ditur sipas disa burimeve në Kiev, raporton BBC.

Pagesa është planifikuar nga ndërmjetësuesit e liderit ukrainas, Petro Poroshenko kanë njoftuar këto burime, ndonëse Cohen nuk ka qenë i regjistruar si përfaqësues për Ukrainën, siç kërkohet me ligjin amerikan.

Takimi ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë në qershor të vitit të kaluar.

Pak kohë pasi Poroshenko është kthyer në shtëpi, agjencia ukrainase kundërkorrupsionit ka ndalur hetimet për ish-udhëheqësin e fushatës së Trumpit, Paul Manafort.

Një zyrtar i inteligjencës ukrainase në administratën e Poroshenkos ka përshkruar se çfarë ka ndodhur para vizitës në Shtëpinë e Bardhë.

Cohen është dërguar në takim, pasi lobistët e regjistruar të Ukrainës dhe ambasada ukrainase në Uashington kanë kërkuar më shumë se vetëm një fotografi të Trumpit me Poroshenkon

(Kosova Sot)