Garda Revolucionare Iraniane kërcënon keq SHBA-në: Do të përfundoni kështu

  • 24 May 2018 - 09:40
Garda Revolucionare Iraniane kërcënon keq SHBA-në: Do të përfundoni kështu

Garda Revolucionare Iraniane ka kërcënuar Uashingtonin zyrtar se në rast të ndonjë sulmi të mundshëm do të mund të përfundojë sikurse ish-diktatori irakian Saddam Hussein.

“Regjimi i SHBA me siguri do të përfundojë i shkatërruar ashtu siç ishte rasti i regjimit të Saddamit”, thuhet në deklaratë.

SHBA u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore me Iranin, por pavarësisht kësaj, Teherani do të vazhdojë të punojë me vendet e tjera sikurse janë Kina, Rusia, Britania, Franca dhe BE, të cilët kanë kritikuar vendimin e presidentit Donald Trump.

Në vitin 1980, Irani dhe Iraku përfunduan një luftë të përgjakshme tetëvjeçare në të cilën mijëra njerëz humbën jetën. Udhëheqësi irakian Saddam Hussein mori mbështetjen e Perëndimit, duke përfshirë SHBA-në, dhe ka dëshmi se armët kimike janë përdorur kundër Iranit.
Saddam Hussein u ekzekutua dy dekada më vonë pas intervenimit amerikan.

(Kosova Sot)