Treni përplaset me kamionin, 2 të vdekur

  • 24 May 2018 - 10:10
Treni përplaset me kamionin, 2 të vdekur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Itali gjatë natës së shkuar. Një tren i linjës rajonale Torino-Irvea -Aosta është përplasur me një automjet të tipit Tir rreth orës 23.30 të natës së shkuar.

Aksidenti ka shkaktuar 2 viktima njëri prej të cilëve është makinisti i trenit, e rreth 20 të plagosur, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të komunës Caluso, në zonën e quajtur Area, e në një kalim hekurudhor me nivel.

Sipas hetimeve të para, automjeti i tipit Tir i nisur nga Republika Çeka e që transportonte kontejnerë ka hyrë në kalimin hekurudhor duke shembur traun pengues dhe pse semafori sinjalizonte mbërritjen e trenit. Treni është përplasur fuqishëm me automjetin Tir dhe tre prej vagonave të tij kanë dalë jashtë shinave.

Dy viktimat janë makinisti i trenit Roberto Madau, 61 vjeç, dhe një nga personat që shoqëronte ngarkesën që transportonte automjeti Tir.

(Kosova Sot)